Krim brenda familjes/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar, në gjendje të rëndë 55-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës. Burri ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Shtetasja e dëmtuar është Zina Krajni rreth 55 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda
Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033