Policia ka arrestuar një 52-vjeçare në Lushnjë, e dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.
Sipas të dhënave zyrtare, shtetasja L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas denoncimit të rastit.
Rrethanat që çuan në konflikt nuk janë bërë të ditura, ndërsa materialet procedurale për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.