Koalicioni ‘Për Shqipërinë Madhështore’: Shpresë apo Mbijetesë për Opozitën? Ballafaqim nga Besnik Sulejmani

Në emisionin “Ballafaqim”, do të diskutohet mbi dy tema të nxehta, që lidhen ngushtësisht me zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Tema e parë do të trajtojë pluralizmin dhe mundësinë e krijimit të një sistemi pa opozitë reale, ndërsa tema e dytë do të fokusohet në koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore” dhe ndikimin që ky bashkim do të ketë në politikën shqiptare.

Tema 1: “Pluralizmi dhe zgjedhjet 2025 – A po shkojmë drejt një sistemi pa opozitë reale?”
Tema 2: Koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore” – Bashkim i forcave apo aleancë e dëshpëruar?

Të ftuarit në këtë emision do të jenë figura të njohura të politikës dhe medias. Adriatik Alimadhi, ish-deputet dhe kryetar i Partisë Balli Kombëtar, Sabina Meta, juriste dhe avokate, Fatmir Merkoçi, analist politik, dhe Bledar Kuka, gazetar i ABC News, do të ofrojnë pikëpamjet e tyre mbi këto tema që kanë krijuar shumë diskutime në opinionin publik.

Një nga pyetjet që do të ngrihen është nëse ky koalicion është një bashkim strategjik përballë maxhorancës apo nëse ai është një përpjekje për mbijetesë politike, në një moment kur opozita ka shpesh vështirësi për të konsoliduar një qëndrim të qartë. Gjithashtu, do të diskutohet nëse ky koalicion përfaqëson realisht të djathtën shqiptare dhe çfarë mund të humbasë opozita me këtë model bashkimi.

Një tjetër çështje që do të analizohet është mundësia që ky koalicion mund të japë shpresë për votuesit gri, ose nëse është më shumë një bashkim figurash të konsumuar. Sipas ekspertëve, do të vlerësohet ndikimi i koalicionit te diaspora dhe rinia, dy grupe kyçe që kanë pasur një ndikim të madh në zgjedhjet e fundit.

Një pyetje tjetër e rëndësishme është perceptimi publik për “Alenacën për Shqipërinë Madhështore” dhe impakti që ky koalicion mund të ketë në zgjedhjet e 11 Majit. A mund të konsiderohet ky koalicion një bashkim programor dhe ideor, apo thjesht një marrëveshje elektorale për të mbijetuar politikisht? Dhe si do të ndikojë ky bashkim në besimin e qytetarëve, pas shume krizave politike dhe ndarjeve të mëparshme mes forcave opozitare?

Pjesë e diskutimit do të jetë gjithashtu shqyrtimi i garancive që ofron ky koalicion për të shmangur shpërbërjen pas zgjedhjeve, siç ka ndodhur në të kaluarën me koalicione të tjera. Dhe, më e rëndësishmja, si do të mund të ndikojë ky bashkim në votuesit e pavendosur dhe në mobilizimin e opozitës. A do të arrijë ky koalicion të ngjallë më shumë entuziazëm, apo do të shkaktojë skepticizëm të mëtejshëm?

Pyetjet për diskutim:

  1. A është ky një bashkim strategjik përballë maxhorancës, apo një përpjekje për mbijetesë politike?
  2. A përfaqëson realisht ky koalicion të djathtën shqiptare? Çfarë rrezikon të humbasë opozita me këtë model bashkimi?
  3. A mund t’i japë ky koalicion shpresë votuesve gri? Apo është më shumë një koalicion figurash të konsumuar?
  4. Çfarë impakti mund të ketë tek elektorati diaspora dhe rinia?
  5. Cili është perceptimi publik për “Alenacën për Shqipërinë Madhështore” dhe për impaktin që do të ketë në zgjedhjet e 11 Majit?
  6. A mendoni se koalicioni ‘Për Shqipërinë Madhështore’ është realisht një bashkim programor dhe ideor, apo thjesht një marrëveshje elektorale për të mbijetuar politikisht?
  7. Çfarë garancie i jep ky koalicion qytetarëve se ky bashkim nuk do të shpërbëhet pas zgjedhjeve, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën?
  8. Pse duhet t’ju besojë elektorati kur një pjesë e drejtuesve të këtij koalicioni janë të përfshirë në hetime apo akuza të rënda publike?
  9. A është ky koalicion sinjal i forcimit të opozitës, apo një reflektim i dobësisë së saj për të ndërtuar identitete të qarta politike?
  10. Çfarë efekti parashikoni që mund të ketë ky bashkim në rezultatin e zgjedhjeve të 2025?
  11. Ju keni shprehur rezerva për këtë koalicion – a mendoni se po i bëhet opozitës një dëm afatgjatë përmes përqendrimit të fuqisë tek figura të konsumuara?
  12. A po i mbyllet dera një alternative të re opozitare përmes këtij bashkimi të gjerë?
  13. Si e lexoni ndikimin e këtij koalicioni tek votuesit e pavendosur?
  14. A ndikon pozitivisht në mobilizimin e opozitës, apo ngjall më shumë skepticizëm?

Ndaj Postimin: