KF Lushnja nis përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Dorjan Bubeqi.

KF Lushnja nis përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Dorjan Bubeqi.

Pas rënies nga Kategoria e Parë, KF Lushnja ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri kavajas Dorjan Bubeqi, pas marrëveshjes së arritur me presidenten e klubit dhe njëkohësisht kryetaren e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Seanca e parë stërvitore u zhvillua në fushën sportive të Plugut, ku trajneri Bubeqi nisi grumbullimin e futbollistëve. Pjesë e ekipit në këtë fazë janë edhe disa lojtarë 19-vjeçarë nga Lushnja, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre dhe të fitojnë një vend në skuadrën e parë.

Në stafin teknik, Dorjan Bubeqi do të ketë në krah trajnerët Mikel Spaho, Lazar Gjika dhe Blerim Hasalla, të cilët do të punojnë së bashku për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ri.

Kamera e TV Apollon ndoqi nga afër seancën e parë stërvitore, si edhe prezantimin e stafit teknik. Gjatë takimit me futbollistët, trajneri Bubeqi u ndal te disiplina, përkushtimi dhe objektivat e skuadrës, duke kërkuar angazhim maksimal nga çdo lojtar në rrugëtimin e ri të KF Lushnjës.

Në këtë sezon pritet që skuadrës t’i bashkohen edhe futbollistë me eksperiencë, të cilët do të plotësojnë grupin dhe do të rrisin konkurrencën brenda ekipit. Ndërkohë, merkatoja ende nuk ka nisur zyrtarisht, por drejtuesit e klubit janë në punë për ndërtimin e skuadrës.

Pas përfundimit të stërvitjes së parë, trajneri Dorjan Bubeqi dha një intervistë për TV Apollon, ku foli për objektivat e sezonit të ri, merkaton, si edhe bashkëpunimin me Bashkinë e Lushnjës dhe presidenten e klubit, Eriselda Sefa, duke theksuar se synimi është ndërtimi i një ekipi dinjitoz që t’u rikthejë tifozëve lushnjarë besimin dhe entuziazmin për ngjyrat verdhejeshile.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033