Kane nisur punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mehmeti” në Cakran.


Vlera e investimit është rreth 51.5 milionë lekë pa TVSH dhe financohet nga Bashkia Fier. Drejtuesi teknik i punimeve, Luan Yzeiraj, u shpreh për TV Apollon se afati i përfundimit është 9 muaj nga data e nisjes, 17 shkurt 2026, ndërsa pritet që shkolla të përfundojë përpara këtij afati.
Projekti përfshin rikonstruksion të plotë të godinës, ku do të realizohet termoizolimi i fasadës, rifreskimi i suvatimeve, shtrimi me pllaka, përmirësimi i ndriçimit, rikonstruksioni i ambienteve sanitare, si dhe vendosja e sistemeve elektrike dhe kundër zjarrit.
Në kuadër të këtij investimi do të ndërtohet edhe një palestër e re multifunksionale, e pajisur me dhoma zhveshjeje, ambiente sanitare dhe parket druri.
ka theksuar drejtuesi teknik ,zoti Yzeiraj.

Ne projekte jane parashikuar gjithashtu sistemime të mjediseve të jashtme, me lulishte dhe kënde sportive.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033