Pas një eliminimi të mundimshëm nga Champions, Juventus ka rikthyer ritmin e duhur në Serie A, duke siguruar fitoren e katërt radhazi.
Suksesi ndaj Cagliarit i dha “Zonjës së Vjetër” 3 pikë të rëndësishme, duke e ngjitur në vendin e katërt me 49 pikë dhe duke e futur në garën për zonën e Champions-it.
Në minutën e 12-të, Dusan Vlahovic shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Cagliarit për të kaluar portierin dhe për të dërguar topin në rrjetë, duke hapur rezultatin për Juve. Pas këtij momenti, skuadra e Motta-s vazhdoi të sulmonte, por pati disa mundësi të humbura. Yildiz kishte një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por portieri i Cagliarit, Caprile, reagoi mirë duke e ndalur me këmbë goditjen e tij.
Pavarësisht dominimit në fushë dhe krijimit të shumë rasteve, Juventus nuk arriti të mbyllte ndeshjen, duke e lënë të hapur rezultatin deri në fund. Megjithatë, Cagliari nuk ishte në gjendje të kërcënonte ndjeshëm portën e Juventusit, duke bërë që festa e “Zonjës së Vjetër” të vazhdonte pa pengesa. Titulli kryesor i TuttoSport ishte “Jam edhe unë”, shoqëruar nga një foto e Vlahovic, i cili ishte pa dyshim figura kyçe e takimit.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, shprehu kënaqësinë për rezultatin, por theksoi se nuk mund të mendohet për më larg se sa ndeshja e ardhshme. Ai vlerësoi përpjekjet e skuadrës, por po ashtu theksoi se nuk ishin të kënaqur me mënyrën si u mbyll ndeshja, pasi iu mungua saktësia për ta siguruar një fitore më të thellë.
“Ndeshja ishte e vështirë, por e merituam fitoren. Nuk mundëm ta mbyllnim më herët pasi na mungoi kthjelltësia. Pjesa e parë ishte më e mirë, ndërsa në të dytën vuanim më shumë. Ky kampionat është shumë i ekuilibruar, dhe për këtë arsye nuk mund të mendojmë më larg se ndeshja e ardhshme,” tha Motta.
Në përfundim, trajneri italian pranoi se Juventus është në një situatë të favorshme, por theksoi se nuk ka vend për të marrë gjërat për të siguruara, duke e përqendruar tërësisht në përballjet që do të vijnë. Ndërkohë, rivalët për Champions, si Inter dhe Napoli, janë të vetmit që mund të krijojnë më shumë presion, duke luajtur mes tyre në një përballje direkte.