JANAR DITËLINDJESH: Baftjar Zeqaj mbush sot 65 vjeç…

Në sheshet e publicitetit, miku ynë është endur si deputet, si prefekt, si kryebashkiak e të tjera role publike. Por ajo endje më e shquar e tij, më e rralla, nuk ka ardhur nga emërimet dhe votimet e shumta gjatë jetës.

Shquarja e Baftjarit si i përkushtuar ndaj artit dhe kulturës, si mik i artistëve, piktorëve, aktorëve e muzikantëve, është pjellë e shpirtit të tij të veçantë. Kjo ndjeshmëri e lartë dhe kjo dashuri për artin e kanë bërë “Baton” një nga njerëzit më të mirënjohur në hapësirat shqiptare.

Dhe jo vetëm në Fier, Myzeqe e Mallakastër, por edhe në Shkodër, Korçë, Janinë, Shkup, Gjilan dhe në Italinë e Jugut. Me miqësinë e kryetarit të Bashkisë së Fierit krenoheshin dhe krenohen emra të mëdhenj të artit e kulturës shqiptare si Serafin Fanku, Dritëroi Agolli, Gjergj Vlashi, Enver Petrovci, Pano Kondo, Petrit Ruka, Muntaz Dhrami, Tinka Kurti, Yllka Mujo, Klaudeta dhe Petrika Riza, Arqile Garo, Fatos Qerimaj e shumë të tjerë.

Por mirënjohjen më të madhe Baftjar Zeqaj e ka mbjellë në gjokset e artistëve të Fierit, e sidomos të atyre të Teatrit “Bylis”. Përkrahja e tij e zellshme i ka bërë artistët fierakë mjaft popullorë, me arritjet më të mira të jetës së tyre artistike: me shfaqje, kryerolet, tablotë, këngët dhe kompozimet.

Besoj se edhe sot, duke shpërfillur largësitë, shqiptojmë të gjithë njëzëri urimin:
Jetë të gjatë, shëndet dhe të priftë e mbara, Baftjar Zeqaj!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033