Nicolás Maduro është paraqitur për herë të parë përpara një gjykate federale në Nju Jork, ku ka mohuar të gjitha akuzat për trafik droge dhe krime të tjera të rënda, duke deklaruar se vazhdon ta konsiderojë veten president të Venezuelës.
Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Maduro u shpreh qartë: “Jam ende president”, duke theksuar se nuk e pranon legjitimitetin politik të akuzave të ngritura ndaj tij.
Autoritetet amerikane e akuzojnë Maduron për përfshirje në rrjete të trafikimit të drogës dhe veprimtari kriminale ndërkombëtare, akuza të cilat ai i ka cilësuar si të pabazuara dhe të motivuara politikisht.
Seanca e parë gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe ka hapur zyrtarisht procesin penal ndaj kreut të shtetit venezuelian në SHBA, ndërsa çështja pritet të ketë ndikim të gjerë politik dhe diplomatik në arenën ndërkombëtare.