Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Himarë. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Porto Palermos teksa ishte duke peshkuar me dinamit. Si pasojë është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari, Pandeli Mërkuri, u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Himarë-
Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.
65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.