Intervistë ekskluzive për radio projekt 21 –Kopenhagen me modernator Luigj Shkodrani -Danimarkë: Flet Dr Adil Mustafa, ish Kryetar i Forumit Ndërkombtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoninë e Veriut, dhe avokat Besnik Asani

Mes të tjerash z. Adili dhe av.Besniku jap opinionin e tyre lidhur me situatën politike, marrëdhëniet ndër etnike, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, rolin e faktorit ndërkombëtar si dhe shpallja non grata i Artan Grubit, si dhe rrugtimin e Maqedonisë nga pavarësia e deri tani në lidhje me shqiptarët?


Pyetjet dhe përgjigjet e mia të parashtruar nga Luigji?


Pyetje:1 Luigj Shkodrani -Në një nga shkrimet tuaja disa ditë me para vendimit të Gjykatës – -Kushtetuese të dates 11 dhjetor, ju mes tjerash thonit: nëse ndërhyn faktori ndërkombëtar nuk ndodh asgjë. Në fakt keni qëlluar në shenjë?

Pergjigje-Dr.Adil Mustafa
Në radhë të parë më vjen mirë që nuk ndodhi asgje, pavarësisht se zhurma ishte e madhe.
Mendoj se ata të cilët i ndjekin më vëmendje zhvillimet politike dhe gjeopolitike e kanë kuptuar se SHBA dhe BE nuk tolerojnë askënd në Ballkanin perendimor të sillet si bajraktar.
Tash kohët kanë ndryshuar, në rastin konkret as maqedonasit nuk kanë takat të veprojnë si më përpara, as ndonjë subjekt politik shqiptar nuk tolerohet të shkaktojë turbullira vetëm për pushtet.
Po t’i shihni reagimet e javeve të mëparshme do të kuptohet se me shumë sesa për fatin e gjuhës, disa eksponente politike kerkonin të fitonin poenta politike. Dhe eshte e vertet qe thashe. Nëse ka ndërhyrë fuqishëm faktori ndërkombëtar nuk do të ndodhë asgjë. Askush nuk do të guxonte të krijonte një krizë të pa menaxhueshme. Të mos harrojmë po flasim për gjuhën shqipe. Ajo është e shejtë, është identiteti i një populli dhe i një kombi.
Nëse do të ndalemi të vullneti politik, atëherë fatkeqësisht nje vendim mohues ndaj ligjit për gjuhën shqipe do të shkaktonte një ndarje definidive mes dy etnive, pra shqiptarëve dhe maqedonasve.
Me gjuhën nuk mund të bëjë lojra dhe shaka askush. Ndaj mendoj se do te jëtë problem i madh për vetë shtetin.

Pyetje:2 Luigj Shkodrani- Si e komentoni shpalljen non grata të Artan Grupit i cili njihet gjerësisht si krahu i djathtë i Ali Ahmetit?

Pergjigje: Dr.Adil Mustafa
SHBA-të kurrë nuk gabojnë. Vendimi është mëse i drejtë dhe i mbështetur në fakte. Ky vendim është këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë bërë korrupsion masiv dhe që kanë shkelur në mënyrë flagrante normat demokratike.
Ku ka zë nuk është pa gjë thot populli. Në këtë aspekt BDI-ja me shpalljen non grada të zyrtarit të lartë të kesaj partie duhet të shqetësohet sepse zullumi i tyre është shumë i madh.

Pyetje:3 Luigj Shkodrani- A mendoni se vendimi për shtyrjen e ligjit për gjuhën shqipe i relakson marrëdhënien ndër etnike?

Përgjigje: Dr.Adil Mustafa
Jo, thjeshtë ky vendim u heq maskën patriotëve të rrejshëm. Unë mendoj se relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike do të kishte si pikënisje ndryshimet kushtetuese: ku shqiptaret të përcaktohen po me kushtetutë popull shteformues.
Për rrjedhojë edhe gjuha shipe do të njihej në baza kushtetutare si gjuhë zyrtare.
Pra shtet multietnik me të drejta të barabarta që nënkuptohet se gjuha zyrtare e shtetit është maqedonishtja dhe gjuha shqipe. Ku të gjitha simbolikat që përfaqesojnë shtetin të jenë te harmonizuara mes dy bashkësive më të mëdha etnike: maqedonas e shqiptar pa harruar dhe pakicat e tjera.
Me fjalë të tjera nuk mund të ketë prosperitet dhe ardhmëri të Maqedonisë pa shqiptarët popull shtetformues.

Pyetje:4 Luigj Shkodrani- Cfarë mendoni për kualicion VLEN që është në qeveri?

Përgjigje: Dr.Adil Mustafa
Une mendoj se VLEN ka shancin historik të tregojë me vepra se është garant i te drejtave te shqiptareve. Mirepo deri me tash nuk shoh ndonjë gjë të madhe.
Jam thellë i bindur se nëse subjekti politik shqiptar në qeveri ka mencurinë dhe guximin për të vendosur kushte që janë në harmoni me te drejtat legjitime te shqiptareve, atëhere problemet zgjidhen lehtësisht.
Cfare domethënë kusht: ose me te drejta të barabarte ose nuk mund të ketë qeverisje. Shkurt e shqip, nuk mund të ekzistoje një qeveri pa shqiptarët .

Pyetje:5- Luigj Shkodrani- BDI-ja e cmontoj cadrën, cili është komenti juaj?
Përgjigje: Dr.Adil Mustafa
Nuk kishin carje tjetër. Cadra ishte një veprim komik sepse donin ne ngrenin alibi pa lidhje.
Ndërkombëtaret marrin vendime të befasishme kur kuptojnë se shfrytëzohen ndjeshmëritë etnike për poenta politike.
Vallë ju duket e rastësishme që dy ditë para mbledhjen së gjykatës kushtetuese u shpall non grata ish zv kryeministri, jarani i Ali Ahmetit. Po ashtu rastesi ju duket se pas nje dite Gjykata kushtetuese nuk guxoj te vendose ne pikepyetje ligjin per gjuhen shqipe.
Jo nuk eshte rastesi. Faktori ndërkombëtar boll ka dhënë karota, tani ata përdorin shkopin ndaj cdo kujt që tenton të shkaktojë tensione të panevojshme.


Pyetja 6-Luigj Shkodrani Kyeministri i maqedonis doli një dit peërpara e tha që sdo ndodhë asgje në gjykaten kushtetuse neë 11 dhjetor cfar mendoni?

Përgjigje: Dr.Adil Mustafa
Ju lutem, po kush na qenka Mickovski që të dalë jashtë vullnetit të ndërkombëtareve.
Jam I bindur që ai e ka marrë mesazhin që kur është bërë kryeministër. Emisarët e SHBA-së dhe BE-se ia kanë bërë të ditur që nuk guxon të prekë Marrëveshjen e Ohrit. Andaj mirë është që Mickovski të deklarohet publikisht se ky shtet u përket sa maqedonasve, po aq edhe shqiptareve. Rrugë të mesme nuk ka.


Pyetje 7 Luigji: Cfarë mund të na thoni lidhur me pavarësimin e Maqedonisë dhe në cfarë pozitash u gjendën shqiptarët në vitet ta?e 90-
Pas shpërbërjes së Jugollavisë, pozita e shqiptarëve etnikë ishte e pasigurtë ne vitin e para të pavarësimit të Maqedonisë.
Dhe mbaj mendqe kam qen prezen ne at tubim qe Profesorin AHMED MORA i cili ishte Kryetar i PPD- së në Kërçovë e rrethinë në Referatin e mbajtur më 29.10.1990 për promovimin e programës së Partisë mun në ate vend ku nipnit e tij MUSTAFË MORA, REXHEP MORA e FAZLI MORA e ngulën flamurin shpalli FEDERALIZIM TË ISH REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË.
Ku me theks të veçant potencoi se Ish R J e Maqedonisë nëse dëshiron të egziston mundet të egziston si shtet FEDERATË; e cila dot përbëhet prej DY SHTYLLAVE SHTETFORMIMI ASAJ SHQIPTARE DHE SLLAVOMAQEDONËVE.
Si rezulltat i asaj shpallje të FEDERALIZIMIT nga Profesori AHMED MORA në kontinuitet/vazhdimsi më 1992 u mbajt REFERENDUMI për FEDERALIZIM të shtetit një etnik.
Pakënaqësia për mungesën e njohjes e të drejtën kushtetuese të të drejtave kolektive të shqiptarëve , bëri që lideri i Lëvizjes Ilirida Nvzat Halili kryetar i Prosperitetit demokratik të deklaronte se shqiptarët nuk e njohin kushtetutën e Maqedonisë . Ai e konsideroj të pavlefshme dhe bëri thirrje për referendum.
Në vitin 1992 u mbajt referendum ku shqiptarët votuan 92 përind për autonomine e shqiptarëve. Pavarësisht se u konsiderua I jashtëligjshëm nga qeveria maqedonase, referendum tronditi jo pak të gjitha qarqet ndërkombëtare.
Ai referendum dëshmoj se nuk mund të ketë shtet multietnik pa shqiptarët. Gjithashtu u pa qartë se nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve Maqedonia do të flejë mbi kriza. Në fakt ashtu ndodhi dhe po ndodh sot e kësaj dite.
Formimi I partisë së parë politike u quajt Prosperiteti Demokratik i kryesuar nga Nevzat Halili i cili ishtë totalisht i përkushtuar për cështjen kombëtare.
Mirëpo situata u ndërlikua, megjithëse Prosperiteti pati mbeshtetjen e fuqishme në Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, përcarja ishte e pashmangshme.
Kur e shikon në prespektivë, përcarja ndodhi për të defaktorizuar shqiptarët të cilët kërkon të drejtën e tyre sipas konventave ndërkombëtare përmes një referendimi të ligjshëm popullor. Ose Republik ose federalizim.
Pas shkarkimit të Nevzat Halilit, prosperiteti hyri në qeveri më të majtët maqedonas duke sherbyer si vasal ne dam shqiptareve. Ndërsa një pjesë tjetër e Prosperitetit doli si fraksion duke krijuar partinë e PDSH të kryesuar me Menduh Thacin e pastaj me Arbën Xhaferin.
Krijimi I këtyre partive, përfshija e franksionit të PPD-së të drejtuar nga Abdurrahman Aliti ne qeverinë e Maqedonisë e humbi peshën poliike të shqiptarëve për mevetësi, referendum, apo federalizim.
Nëse kushtetuta monoetnike e vitit 1991 do të ishte çberë atëherë do të realizohej aspirate e shqiptarëve.
Fatkeqësisht edhe pas 32 viteve pluralizëm kemi po atë kushtetutë, po atë gjendje të mjerueshme të shqiptarëve që ndihen si qeraxhinj ne shtëpinë e tyre.

Pyetje 8 Luigji: A ka patur ndikim në atë kohë Beogradi, thënë më saktë Millosheviqi, në ndërtimin e një shteti monoetnik?
Me lejoni që të potencoj që në fillim se me mevetësimin e Maqedonisë që ishte më shumë dhuratë e Beogradit, nisi epoka e etnocentrizmit maqedonas duke nëpërkembët të drejtat kolektive të etnive të tjera. Gabimi më i madh historik i maqedonasve ishte emërtimi i shqiptarëve etnike si pakicë në kushtetutë.
Gabimi i radhës ishte funksionimi dhe drejtimi i shtetit sipas filozofisë millosheviqiane. Me pavarësimin e Maqedonisë influence serbe ishte e fuqishme dhe kishtë ndikim në të gjithë kupolën shtetërore.
Presidenti Gligorov, njihej si pinjoll i politikave të Beogradit. Kryeministri i atëhershëm Branko Cervenkovski ishte politikisht dhe ideologjikisht i orientuar nga Beogradi, pothaujse të gjitha institucionet funksiononin sipas mendësisë serbe.
Kulmi i arrogancës së makinerisë shtetërore maqedonase ishte kur ushtroj brutalitet dhe masakra, siç ishte rasti i Bit Pazarit, ai ndaj Universitetit të Tetovës, apo i Gostivarit ku u përgjakën rrugën dhe u vranë njerëz të pafajshëm.
Në këtë kohë u arrestuan edhe kryetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit, Alajdin Demiri dhe Rufi Osmani. Ky brutalitet dhe kjo masakër ndodhi vetëm e vetëm se shqiptarët ngritën flamurin kombëtar.
Për kujtesë, megjithëse ne letër qeveria e Maqedonisë përbehej nga parti politike të dy etnive e vërteta e dhimshme është që shqiptarët ishin totalisht të pafuqishëm për të realizuar qoftë dhe një të drejtë elementare, apo për të penguar vrasje e arrestime policore ndaj shqiptarëve.
Mos të harrojmë, nuk ka ndodhur në asnjë vend në shekullin e 20 që shteti të vrasë qytetarët e saj për Flamur e për të mësuar e shkolluar në gjuhën amtare. Kjo ka ndodhur në Maqedoni.

Pyetja 9 Luigji- Si do ta komentonit qeverine e LSDM-PPD 1992-1998?
Është periudha me e zezë për shqiptarët. U shndërruan në pakicë, u demtuan dhe u përdhos dinjiteti i tyre, iu mohua shkollimi në gjuhën shqipe, iu mohua përdorimi I simboleve, u malltratuan, arrestuan, u burgosën e u vranë. Asnjë punësim në administratën shtetërore dhe publike. Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë kanë përjetuar jo thjeshtë diskriminim , por poshtërsim të madh.
Kronologjia e diskriminimit, burgosjeve dhe vrasje shtetërore nga pushteti sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve është tragjike.

  • Dhuna në Bit Pazar. Me 6 dhe 7 nëntor 1992 në lagjen e Bit Pazarit të Shkupit ndodhën trazira, ndërhyrja e policisë ishte fashiste. Pati 4 të vrarë, 14 të plagosur, 170 shqiptarë të keqtrajtuar.
  • Dhunë në Labonisht të Strugës, mbi 1 mijë forca policore zbarkuan në fshatin e banuar terësisht me shqiptarë vetëm sepse kërkon të rihapej shkolla në gjuhën shqipe. Mbi banorët e fshatit u ushtrua terror edhe dhunë, shumë prej tyre u dënuan me akuzën: për rezistencë ndaj pushtetit
  • Terror shtetëror ndaj Universitetit të Tetovës. Me 17 shkurt të vitit 1995, nisën ligjeratat e para. Ai u themelua 17 shkurt 1994 I filloj ligjeratat po atë ditë. Në mënyrë mizore pushteti sllavomaqedonas në afërsi të Recisës së Vogel në Tetovë, ndërhynë forcat policore. Me c’rast u vra Abdylselam Emini, ndërsa dhjetra qytetarë shqiptarë u plagosën, madje u arrestua edhe Rektori Fadil Sulejmani.
    Ngjarja tragjike në Gostivar. Më 27 janar të vitit 1997, organet e komunës së Gostivarit morën vendimin për ngitjet e Flamurit Kombëar para ndërtesës së komunës. Ky vendim nxiti organët e qeverisë duke e cilësuar se kërcënohej sovraniteti I shtetit.
    Në mënyrë arrogante dhe të parecedentë, me 8 korrik 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoj një ligj të kufizuar të përdorimit të flamurit ng ana e nacionaliteteve, por vetëm në raste private. Më e tmerrshme ishte që në ora 1.30 të natës , forcat special sllavomaqedonase hoqën flamurin kombëtar nga godina e Komunës.
    Pas këtij akti barbar nisën protestat e shqiptarëve, brutaliteti i policisë shkaktoj tragjeti. Bilanci ishte i kobshëm u arrestuan 30 protestues në mesin e tyre krytarin Rufi Osmani dhe kryesuesin e këshillit komunal Refik Dautin. E njëjta gje ndodhi edhe ne Tetovë ku u arrestua Alajdin Demiri i cili si kryetar komune kishte vendosur flamurin kombëtar te ndërtesa komunale.

    Pyetje 10 Luigji:Po gjatë qeversijes të viteve 1998-2001?!
    Në vitin 1998 në Maqedoni ndodhi rrotacioni politik. Qeveria përfaqësohet nga VMRO-DPMNE e kryesuar nga Lubco Gjeogjevski dhe nga PDSH e drejtuar nga Arbën Xhaferri.
    Lidhur me këtë qeverisje nga teza kundërthënëse, një pjesë e opinionberësve thotë: se ka qene qeveri e sukseshme për shqiptarët, ku citohet disa vedime:Aministia për të burgosurit politik, ligji për arsimin sipëror, decentralizimi I pushtetit,qeverisja lokale kaloj në duart e shqiptarëve, per here te pare shqiptaret drejtuan 5 ministri.
    Në këtë kohë krahas legalizimit të Universitetit të Tetovës u hap me mbështetje ndërkombëtare edhe Universiteti I Evropës Juglindore. Në Maqedoninë perendimore, shqiptarët drejtonin institucionet publike, por dhe shtetërore, sic ishte drejtoritë e policive Tetovë, apo Gostivar, pallatet e kulturës, shërbimet postare, pikën turistike të kodrës së diellit, kryetarët e gjykatave, etj. Gjithashtu vlen për tu përmendur menaxhimi I sukseshëm dhe pa asnjë incident I mijera e mijëra kosovarëve të largua prej gjenocid serb gjat luftes se kosoves.
    Nga ana tjetër ka një pjesë që thonë se konflikti I armatosur ndodhi për shkak se shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë.
    Por, në këtë kontekst shtrohet pyetja: pse nuk pati konflikt të armatosur gjatë periudhës 1991-1997 ku shqiptarët nëpërkembeshin, arrestoheshin, nuk gëzonin asnjë të drejtë, ku nuk përfaqësoheshin në asnjë institucion public, kur vriteshin për flamur, po pati konflikt ku situate ishtë pak me e relaksuar???
    Tash ta trajtojmë cështjen lidhur me orientimet dhe ndikimet. Duhet pranuar se qeverisja VMRO-PDSH, pati një të mirë: ndëpreu bashkëpunimin me Beogradin, frenoj ndikimin serb në qeveri, pushtet e shtet dhe krijoj një ambjent me relaksuas. Kjo ndodhi edhe për shkak se kryeministri i atëhershëm maqedonas ljupce gjorgjevski pati simpati pro bullgare .

    Pyetja 11 luigji Cilat ishin shkaqet dhe motivet sipas gjykimit tuaj i konfliktit të armatosur në vitit 2001?
    Motivet, shkaqet e konfliktit të armatosur ende mbetet të pa qarta. Në fillim, ata që morën përsipër drejtimin e konfliktit të armatosur( Ali Ahmeti) dolën me deklarata pompozë: luftë për clirim dhe bashkim trojesh etnike, më pastaj u tha se lufta zhvillohet për të drejta.
    Më vonë u kuptuar se shkaku I konfliktit të armatosur përfundoj thjeshtë me ndërrim pushtetesh, u largua një parti dhe ne qeveri erdhën ata që përfaqësonin krahu ushtarak të shqiptarëve.
    Duhet theksuar se askund në botë nuk ka ndodhur konflikt i armatosur thjeshtë për të drejta. Të drejtat kërkohen e fitohen më instrumenta demokratike, ndërsa lufta zhvillohet ose kur një vend pushtohet, ose për zgjerim territoresh.
    Meqë shkaku i luftës u finalizua me ardhjen në pushteti të një grupi, pasojat ishin të mëdha për popullatën shqiptare. Konflikti shkakoj tragjedi në radhët e shqiptarëve, shumë nëna u veshën me të zeza, pati të vrarë, të plagosur, shtëpi të dëmtuara e të rrënuara.
    Edhe pas konfliktit, pati vrasje të shumta që sot e kësaj dite mbetën pa autor.
    Megjithatë në situatën konfliktuale mes shqiptarëve dhe maqedonasve u nënshkruan Marrëveshja e Ohrit me ndërmjetësimin e përfaqësuesit amerikan Xhejms Perdju dhe atij evropian Fransua Leotar.
    Marrëveshja përmbante rregullimin e statusit të shqiptarëve në institucionet e sistemit, ku përfshihej decentralizimi i pushtetit, ligji për gjuhën shqipe, etj. Por sot e kësaj ditë nuk kemi asnjë përmisim të statusit të shqiptarëve. Fatkeqësisht nuk ekziston as kompja e M.O.
    Ata që erdhën në pushtet njëherë me komunikatën për clirim dhe njëherë me komunikatë për të drejta, nuk realizuan as njërën e as tjetrën.
    Atëherë lind pyetja për cka u bë lufta?
    Konkluzioni thjeshtë për të ardhur në pushtet! Investim serbo francez e ruse.

    Pyetja 12 Luigji-Marrëveshja e Ohrit, cfarë ndodhi me BDI në pushtet ?!
  • Shqiptarët vazhdojnë të figurojnë si numër,apo si përqindje dhe jo me emrin e tyre etnik.
  • Flamuri shtetëror është vetëm i sllavomaqedonasve , identiteti shqiptarë nuk përfillet
  • Himni është vetëm slavo maqedonas
  • Ekonomia, bankat dhe financat janë në duart e maqedonasve
  • Industria është 99 përiqnd te maqedonasit
  • Korrupsion në nivele të larta
  • Nepotizëm
  • Administratë militantësh partiake
  • Sistem gjyqësor politik e I korruptuar
  • Pasurim politikanësh, ministrash e drejtorësh
  • Cilësi e ulët e arsimit
  • Sistem shëndetësor primitive
  • Shkelje flagrante e normave demokratike
    Një tjetër bilanc tepër negative gjatë kësaj qeverisje ishin rastët e montuara dhe likujdimet fizikë ndaj shqiptarëve përfshirë edhe ish-drejtues të UCK-së
  • Rasti mostra: me 12 prill 2012 ndodhi një vrasje në Shimshovë ku mbetën të vrarë katër persona. Pa asnjë fakt u arrestua 5 shqiptarë që u dënuan me burgim të përjetshëm.
  • Terror mbi qytetarët e Shkupit. Me 26 maj 2014 në lagjen Gjorgje Petrov turmat sllavo maqedonase shkattëruan bisneset e shqiptarëve.Rasti i Kumanovës. Më 9 dhe 10 maj 2015 ndodhi gjakderdhja në lagjen e trimave. Mbetën të vrarë 10 shqiptarë të armatosur . ndaj shqiptarëve o ndërmorën masa repressive, shqiptarët u dënuan në total me 746 vjet burg.
  • Me dhjetra ish ushtarë të UCK-së u vranë pas luftë, komandant Harun Aliu, etj.

    Pyetje 13 Luigji: Pse thuhet qe Maqedonia krahas krizave etnike, politike, ekonomike, etj ka edhe krizë identiteti?
    Siç thamë më lart, Maqedonia e fitoj pavarësinë lehtësisht, por sot e kësaj ditë vazhdon ta ketë të vështirë ta ndërtojë shtetin demokratik. Gjeneza duhet kërkuar te referencat historike.
    Maqedonasit kanë kanë shumë probleme, ata kanë problem lidhur me identitetin e tyre etnik, lidhur me emërtimin apo edhe lidhur me religjionin. Bullgaria që në fillim pretendone se maqedonasit janë bullgarë, Serbia thotë që kisha maqedonase nuk ekziston sepse ajo është serbe, ndërsa Greqia nga ana e saj thotë se maqedonia si emërtim e toponim është grek.
    Në kushte të tilla edhe tani Maqedonia ballafaqohet me krizë identitare. Të vetmit që nuk e kanë këtë problem janë shqiptarët. Ata dihet botërisht që kanë identitetin e tyre kombëtar dhe askush nuk pretendon t’ja heqë këtë të drejtë historike e hyjnore.
    Pra, edhe sot ndodhemi në kushte ku Maqedonia nuk ka problem vetëm me shqiptarët etnikë që dua të drejtat e tyre, por edhe me fqinjët.
    Për zgjedhjen e këtyre çështjeve duhen bisedime, maturi e pjekuri politike që të konkludojnë me marrëveshje.

    Pyetje 14 Luigji: Cfarë mund të na thoni për Marrëveshja e Prespës?
    Marrëveshja e Prespës u nënshkruan me 17 qershor 2018 midis Greqisë dhe Maqedonisë, tashmë të Veriut. Në thelb, kjo marrëveshje ishtë një cështje e cila e ka gjenezës në me pavarësimin e Maqedonisë, kundërshtitë e Athinës për përvetësim të emrit nga njëra anë dhe mospajtimi me këtë pretendim nga ana e maqedonasve shkaktoj divergjenca të mëdha.
    Kur jemi te kjo cështje të habit fakti sesi faktori politik shqiptar u bë pjesë e negociatave pa vendosur asnjë kusht për palën maqedonase. Kushti do të ishte në funksion të ndryshimit të preambulës. Me një fjalë, BDI-ja duhej të këmbëngulte për të rregulluar si I thonë shtëpinë e përbashkët e pastaj hajdë flasim për komshium.
    Në këtë drejtim, unë në cilësinë e kryetarit të Forumit së bashku me shumë intelektuale organizuam protesta masive pikërisht për ti bërë me dije BDI-së që të vendosë kushte, të paktën për ndryshime kushtetuese e pastaj të uleshin në tryezën e bisedimeve që konkludoj me Marrëveshjen e Prespës.
    Nuk dua farë të ndalem tek kjo Marrëveshje sepse fundja ne shqiptarët skemi asnjë lidhje me ketë gje. Ne jemi autoktonë, kemi identitetin tonë, gjuhën tonë, përkatësinë tonë fetare, nuk kemi cënuar asnjë popull dhe asnjë shtet. Përkundrazi ne ende si komb po vuajmë pasojat e copëtimit të kombit.
    Problemi që më shqetëson është se pse ku vjen moment kyç shqiptarët politikisht nuk vendosin kushte për të realizur të drejtat e mohuara.

    Pyetje 15 Luigji- Cfarë prisni nga qeveria Mickovski dhe bashkëqeverisësit e tij VLEN?
    Për të qenë I sinqertë nuk pres ndonjë mrekulli, as ndonjë përmisim të dukshëm marrëdhëniesh, por as ndonjë qasje me liberale te elitës maqedonase.
    Kam një lloj optimizmi që buron nga trysnia e faktorit ndërkombëtar të cilët këmbëngulin për ndryshimin e Preambulës.
    Sido që të ndodhë, jam i bindur se Maqedonia nuk ka ardhëmri pa shqiptarët popull shtetformues.
    Ndoshta është koha e fundit që maqedonasit të gjejnë vullnetin e duhur për të kapërcyer mendësinë refraktare ndaj shqiptarëve. Në të kundërt Maqedonia do shkojë keq e më keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera