Intervistë ekskluzive me trajnerin Artan Bano: “Kam ardhur për t’i rikthyer Lushnjës krenarinë sportive” !

Pas emërimit zyrtar nga presidentja e klubit, njëkohësisht kryebashkiakja Eriselda Sefa, trajneri Artan Bano ka nisur menjëherë punën me ekipin e Lushnjës. Në intervistën e parë pas zyrtarizimit, Bano shprehet i motivuar dhe i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret:

“Për mua është një përgjegjësi, por edhe nder i madh të rikthehem në krye të ekipit të qytetit tim. Lushnja ka potencial, ka traditë dhe mbi të gjitha ka një tifozeri që e meriton më shumë se kurrë të gëzojë suksese. Kam ardhur për të punuar fort dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues, që të na bëjë krenarë të gjithëve.”

Trajneri lushnjar do te nis seancën e parë stërvitore sot, ku është prezantuar me lojtarët dhe stafin teknik. Sipas tij, skuadra ka elementë të mirë, por kërkon riorganizim dhe disiplinë për të dalë nga pozitat e vështira në renditje. Bano premton transparencë, përkushtim dhe një rikthim të shpirtit sportiv që ka karakterizuar gjithmonë Lushnjën në fushën e lojës.

Nga Ndricim Gjoshi !

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033