Inspektoriati i Punës, pezulloi 23 subjekte në Fier: Nga kontrollet në 2025, 95% me shkelje

95% e sipërmarrjeve në qarkun e Fierit kanë shkelur një ose më shumë nga dispozitat e Kodit të Punës dhe ligjeve të shtetit për vitin 2025. Të dhënat e Inspektoriatit të Punës për qarkun e Fierit flasin për një tendencë kryesisht në sektorin e tregtisë, ndërtimit dhe atij fason, për shkelje të rregullave të punës. Nga 319 subjekte të inspektuara për vitin 2025 në qarkun e Fierit, për 23 është caktuar masa e pezullimit të aktivitetit, 176 janë paralamëruar për pezullim dhe 7 janë gjobitur me gjobë që shkon deri në 2 milionë e 180 mijë lekë. Shkeljet variojnë nga marrëdhëniet e punës, pagat, kontributet e sigurimeve shoqërore e shendetësore, kushtet dhe siguria, deri te dyshimi për diskriminim. Përveç masave ndëshkuese, Inspekoriati në Fier ka referuar raste edhe në organet ligjzbatuese dhe Komisionerin Kundër Diskriminimit. Kështu bazuar në denoncime nga qytetarë ose punonjës, janë kryer 30 kontrolle, prej të cilave sikundër raporton Inspektoriati, disa rase janë referuar në polici, Tatime dhe Komisionerin Kundër Diskriminimit. Në qarkun e Fierit, ushtrojnë aktivitet , 9508 subjekte ku përfshihen ato private, entet shtetërore si bashkitë, strukturat e tjera drejtuese dhe OJF. Të gjithë janë subjekt i kontrolleve të Inspektoriatit të punës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033