Incidenti në darkën e Trump, reagon Rama: Sulm tronditës ndaj lirisë! I lehtësuar që Presidenti dhe të pranishmit janë mirë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Uashington, ku një person i armatosur shkaktoi panik gjatë një darke të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilën ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vlerave demokratike.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Uashington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë,” u shpreh ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu lehtësimin që ngjarja nuk pati pasoja më të rënda për të pranishmit.

“I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë,” përfundoi Edi Rama.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033