Gara për krerët e policisë në qarqe, asnjë grua në listë, ja fituesit.

Policia e Shtetit ka bërë publike dje një listë me 38 emra kandidatësh për postet e drejtuesve në qarqe, duke zbuluar detajet e pikëzimit për secilin.

Kjo thirrje për testim përfshinte drejtues dhe kandidatë të rinj, dhe lista ka sjellë disa zhvillime interesante dhe të papritura.

Ndër risitë që bien në sy është mungesa e emrave të grave ose vajzave, edhe pse fillimisht ishte thënë se 10 efektive femra kishin shprehur interes për të konkurruar. Megjithatë, në listën përfundimtare të kandidatëve nuk u përfshi asnjëra prej tyre.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është mbetja jashtë listës së 12 kandidatëve kryesorë e disa emrave të njohur dhe me përvojë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ndër ta përfshihen Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Panganika, Gjovalin Loka dhe Skënder Hitaj, që më parë përmendeshin si kandidatë të mundshëm për pozicione të larta.

Në pikëzimin e kandidatëve, disa drejtues aktualë të qarqeve nuk arritën as kufirin e 50 pikëve, dhe kjo ka sjellë tërheqjen e disa emrave të tjerë të njohur në radhët e policisë. Ky është një tregues i konkurrencës së lartë që ka karakterizuar këtë proces.

Gara përfshiu një intervistim të detajuar nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i cili përbëhej nga tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Në bazë të pikëve të mbledhura, 12 të parët në listë do të emërohen në pozicionet e drejtorëve të qarqeve me firmën e kryepolicit Ilir Proda.

Lista kryesohet nga Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili arriti të mbledhë 91 pikë. Sipas burimeve, ai pritet të emërohet si drejtori i ri i Policisë së Tiranës, duke qenë kandidati më i vlerësuar në këtë proces.

Pas tij, me 87.3 pikë renditet Elidon Çela, ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, dhe i treti në listë është zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë. Më tej lista vazhdon me emra të tjerë të rëndësishëm, përfshirë Fatmir Lleshajn dhe Fatmir Hoxhën.

Në vendet e 11 dhe 12 të listës përfundimtare janë renditur Artion Duka, drejtori për Kufirin Blu, dhe Gazmend Shehu, zv.drejtori i Policisë së Vlorës, duke përmbyllur kështu grupin e 12 drejtuesve që pritet të emërohen.

Për kandidatët që nuk janë përzgjedhur, tërheqja nga gara ka ndodhur në mënyra të ndryshme. Alfred Elezi, drejtori i Policisë së Lezhës, renditet i fundit mes drejtuesve aktualë, ndërsa disa të tjerë si Ardian Çipa dhe Artur Shira nuk janë paraqitur fare për intervistim. Ata kanë gjithashtu mundësinë e ankimimit brenda dy ditëve.

1 – Vilson Bala 91.00 pikë

2 – Elidon Çela 87.33 pikë

3 – Elton Alushi 85.33 pikë

4 – Fatmir Lleshaj 82.33 pikë

5 – Fatmir Hoxha 79.67 pikë

6 – Luigj Vathi 78.67 pikë

7 – Gentian Berberi 78.00 pikë

8 – Altin Mena 77.00 pikë

9 – Altin Merizaj 76.00 pikë

10 – Erion Ahmeti 75.00 pikë

11 – Artion Duka 74.00 pikë

12 – Gazment Shehu 73.00 pikë

13 – Gjovalin Loka 72.00 pikë

14 – Tonin Vocaj 72.00 pikë

15 – Skënder Hita 71.00 pikë

16 – Lorenc Panganika 66.00 pikë

17 – Ndue Doçi 66.00 pikë

18 – Niko Brahimaj 66.00 pikë

19 – Adriatik Tafçiu 65.00 pikë

20 – Erzen Cera 65.00 pikë

21 – Shkëlzen Rexhepi 65.00 pikë

22 – Alket Shatro 64.00 pikë

23 – Altin Qato 63.00 pikë

24 – Ermal Muçaj 62.00 pikë

25 – Artan Bajraktari 61.00 pikë

26 – Lorenc Meta 61.00 pikë

27 – Luan Mema 60.00 pikë

28 – Ardit Elmazi 59.00 pikë

29 – Alfred Nomani 58.00 pikë

30 – Bedri Hasanaj 58.00 pikë

31 – Kujtim Gjoka 58.00 pikë

32 – Sulë Cara 58.00 pikë

33 – Dritan Lena 54.00 pikë

34 – Sokol Cana 54.00 pikë

35 – Islor Islami 50.00 pikë

36 – Alfred Elezi 48.00 pikë

37 – Akil Kalo 47.00 pikë

38 – Izet Hysa 32.32 pikë

Ndaj Postimin:

Postime të tjera