Futën me forcë në mjet të riun dhe e dhunuan, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre në Lezhë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një 28-vjeçar dhe e kanë dhunuar, për shkak të një konflikti lidhur me pagesën e qirasë për dy automjete. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, shtetasit R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, të cilët janë administratorë të subjektit ku ishin marrë automjetet me qira, si dhe kushëriri i tyre E. M., 22 vjeç.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të një 70-vjeçari, i cili njoftoi Policinë se djali i tij 28-vjeçar ishte marrë me forcë dhe ishte transportuar nga disa persona me automjet.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë reaguan menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e tre të dyshuarve pak minuta pas kallëzimit. Nga hetimet paraprake dyshohet se tre personat kanë vepruar me vetëgjyqësi, duke e marrë me forcë 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Derven, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer pagesat për dy automjete të marra me qira në subjektin e administruar nga dy vëllezërit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033