Franca fiton thellë ndaj Shqipërisë në Euro U17, kombëtarja jonë e mbyll pa pikë aventurën në grup

Shqipëria U17 mbyll fazën e grupeve të Europianit me një humbje të thellë përballë Francës, duke mos arritur të grumbullojë asnjë pikë në këtë kompeticion.

Në ndeshjen e fundit të grupit, ekipi shqiptar u përball me një Francë të fortë, që dominoi fushën gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të francezëve, të cilët shënuan me anë të Diandaga. Pavarësisht rezistencës në minutat e para, Shqipëria nuk arriti të reagonte si duhet.

Franca u shfaq edhe më e vendosur në fraksionin e dytë, duke shtuar presionin mbi portën tonë. Kulibali dhe dy golat e N’guessan e thelluan rezultatin, duke mos i lënë hapësira shpresës shqiptare. Ekipi ynë, nën drejtimin e Tedeskos, kërkoi të gjente rrjetën, por konkretizimi mungoi.

Në disa raste, Shqipëria krijoi mundësi, por mungesa e saktësisë dhe eksperiencës në këto nivele ndikoi që ndeshja të mos merrte kthesë pozitive. Portieri francez ruajti portën të paprekur, ndërsa mbrojtja jonë u ndëshkua nga shpejtësia dhe efikasiteti i kundërshtarit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0.

Ndërkohë, sfida tjetër e grupit mes Portugalisë dhe Gjermanisë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Portugalisë, duke përcaktuar përfundimisht edhe renditjen e grupit.

Shqipëria U17 largohet nga ky Europian pa asnjë pikë, por me përvojë të çmuar për të ardhmen. Ky kompeticion tregoi vështirësitë dhe nivelin e lartë të kundërshtarëve europianë, duke dhënë mësime të rëndësishme për të rinjtë tanë.

Përfundimi i këtij rrugëtimi sjell reflektim dhe nevojë për investim të mëtejshëm në akademitë dhe zhvillimin e talenteve të reja. Kombëtarja jonë do të kërkojë të rikthehet më e fortë në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Ndaj Postimin: