Fole prostitucioni në Durrës dy kolumbiane në pranga, procedohen edhe 6 shqiptarë zbulohen 15 mijë euro dërgesa

Policia e Durrësit ka zbuluar një tjetër rast prostitucioni në qytet, duke arrestuar dy kolumbiane në zonën e Vollgës. Të rejat, 23 dhe 25 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament dhe e përdornin për aktivitet të paligjshëm.

Operacioni “Storm”, në fazën e tij të dymbëdhjetë, u zhvillua pas hetimeve disa javore nga Seksioni i Trafiqeve dhe Forca Operacionale. Përveç arrestimeve, gjashtë shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja u proceduan penalisht si të përfshirë në skemë.

Në banesën e përdorur nga kolumbianet policia gjeti pasaporta, para dhe dokumente dërgesash bankare që tregonin se më shumë se pesëmbëdhjetë mijë euro ishin dërguar në Kolumbi.

Operacioni “Storm” ka goditur dymbëdhjetë raste të prostitucionit në dy vitet e fundit, ku janë arrestuar gra nga Amerika Latine dhe Kina, si edhe persona shqiptarë që shërbenin si tutorë dhe organizatorë.

Ndaj Postimin: