Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova është arrestuar sot në Kukës. Policia njofton se S Ç, banues në fshatin Borje, u lokalizua falë informacioneve operative dhe u ndalua me qëllim ekstradimin.
Ai kërkohej nga Gjykata e Prizrenit, e cila kishte lëshuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Tani pritet që Interpol Tirana, në bashkëpunim me policinë kosovare, të finalizojë procedurat për dërgimin e tij në Kosovë, ku do të përballet me drejtësinë.