Fjala e plotë e fitores së Donald Trump:
Faleminderit shumë! Dua t’ju falënderoj të gjithëve për këtë moment të madh. Këta janë miqtë tanë dhe kemi me mijëra miq në këtë lëvizje të pabesueshme. Ishte një lëvizje si asnjë tjetër që kemi parë ndonjëherë. Besoj se është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave dhe tani do të arrijmë një nivel të ri rëndësie, sepse do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet. E dimë që vendi ynë ka nevojë për ndihmë dhe ne do ta ndihmojmë me gjithë zemër. Do të rregullojmë kufijtë dhe gjithçka që ka nevojë për ndryshim në këtë vend, sepse kemi bërë histori me këtë fitore.
Është e qartë që kemi arritur diçka të jashtëzakonshme, një fitore politike që vendi ynë nuk e ka parë më parë. Falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm të zgjedhjes sime si presidenti juaj. Për çdo qytetar, për çdo familje, për të ardhmen tuaj, unë do të luftoj për ju çdo ditë dhe nuk do të pushoj derisa të kemi sjellë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë, që fëmijët tanë e meritojnë dhe që ju e meritoni.
Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të madhe sërish. Përveç fitoreve në Karolinën e Veriut, Xhorxhia, Pensilvania dhe Wisconsin, tani po udhëheqim edhe në Michigan, Arizona, Nevada dhe Alaska, që mund të na sjellin të paktën 315 vota elektorale. Gjithashtu kemi fituar edhe votën popullore dhe kjo është një ndjenjë shumë e veçantë për ne.
Në këtë moment të madh, dua t’i falënderoj njerëzit e jashtëzakonshëm që më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë rrugës. Ne do t’ju bëjmë krenarë për votën tuaj dhe shpresoj që një ditë të mendoni se ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës suaj kur keni votuar për këtë grup njerëzish të jashtëzakonshëm.
Amerika na ka dhënë një mandat të fuqishëm dhe kemi marrë kontrollin e Senatit. Kemi fituar zgjedhjet në shtetet e Montanës, Nevadas, Teksasit, Ohajos, Michiganit, Wisconsinit dhe Pensilvanisë, me ndihmën e lëvizjes tonë të madhe. Kemi punuar shumë për të siguruar këto fitore dhe kemi treguar një rezistencë që askush nuk e priste.
Dua të falënderoj bashkëshorten time të bukur, Melania, për punën e saj të palodhshme dhe përkushtimin e saj për njerëzit. Gjithashtu dua të falënderoj fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët më kanë mbështetur çdo hap të rrugës.
Dhe natyrisht, dua të uroj nën-presidentin tonë të ri të Shteteve të Bashkuara. Ai është një luftëtar dhe do të bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë. Ai ka treguar se nuk dorëzohet asnjëherë dhe është i palodhur në përkushtimin e tij ndaj vendit tonë.
Kjo fitore është për miliona amerikanë punëtorë në të gjithë vendin. Sot, ata dolën në numra rekord për të na dhënë një fitore që nuk do të harrohet. Ne do të punojmë për t’i kthyer gjërat në vendin e duhur, për të bërë që ky vend të jetë më i sigurt dhe më i fortë.
Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli amerikan rimori kontrollin e vendit të tij. Përmes kësaj fushate historike, kemi bashkuar qytetarët e të gjitha sfondëve rreth një qëllimi të përbashkët të arsyes së përbashkët. Jemi partia e arsyes, duke kërkuar një vend të sigurt, edukim të mirë dhe një ushtri të fortë.
Dua t’i falënderoj të gjithë që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe që na kanë dhënë këtë nder të madh. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Së bashku, do të bëjmë Amerikën më të madhe se kurrë më parë.
Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën! Faleminderit shumë!