Aksident në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 10:00 në autostradën Levan-Tepelenë, pikërisht në zonën e quajtur Mollaj.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore pranë autostradës.

Për fat të keq, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilët po e monitorojnë nga afër gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të normalizuar trafikun dhe për të shmangur vonesa të mëtejshme për automjetet që kalojnë aty.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, duke mbledhur informacione dhe dëshmi të nevojshme.

Ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat e aksidentit, dhe policia është duke e trajtuar rastin me kujdes për të hedhur dritë mbi shkaqet që e shkaktuan atë.

Deklarata e policisë:

Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera