Fier, superprodhim i perimeve te fushës, bien çmimet

Prej dy javësh tregjet e Fierit janë plot me perimet e freskëta të fushës, duke shënuar nisjen e atij që quhet sezoni i bollëkut në Myzeqe dhe që zgjat deri në fund të gushtit.

Superprodhim kanë shënuar këtë verë të gjitha perimet bazë si domatet, specat, trangujt dhe patellxhanët e po ashtu edhe bostanorët. Pervec kultivuesve të mëdhenj, tregjet po furnizohen edhe nga produktet e kopshteve të fermerëve. Këta të fundit megjithëse me çmime të ulëta, vijnë nga zona si Rroskoveci dhe Patosi për të tregtiuar perime dhe frutat e kopshteve

Në këtë periudhë, tregjet në Fier furnizohen në masë nga kultivuesit e medhenj që mbjellin sipërfaqje të konsiderueshme me perime. Prodhimi i tyre shkon per eksport në pjesën më të madhe ndërsa furnizon edhe tregjet vendase. Ndërkohë edhe produktet e fermerëve të vegjël kanë mbushur tregjet duke diktuar ulje çmimesh pas një periudhe kur këto të fundit shënuan rritje të paprepedentë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033