Në mbrëmjen e djeshme, Juventus përjetoi një tjetër makth në Champions, duke u përballur me një humbje të rëndë në Holandë ndaj PSV-së, që e dërgoi “Zonjën e Vjetër” jashtë turneut.
Pasi kishte fituar 2-1 në sfidën e parë, Juventusi udhëtoi në Holandë me një avantazh të mirë, por nuk arriti ta mbrojë. PSV shfrytëzoi çdo mundësi dhe mposhti Juventusin 3-1, duke përmbysur gjithçka dhe dërguar Juventusin përfundimisht në “Euro katastrofë”.
Ndeshja filloi në mënyrë të qetë, me një pjesë të parë që përfundoi pa gola, por në minutën e 57-të, Ivan Perisic shënoi për PSV, duke kaluar në avantazh ekipin holandez. Festimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 63-të, Weah barazoi për Juventusin me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Fillimisht, gjyqtari ndali lojën për pozicion jashtë loje, por pas kontrollit VAR, goli u miratua.
Pas barazimit, PSV nuk u tërhoq, dhe në minutën e 73-të, Saibari shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Juventusit për të realizuar golin e dytë, duke rikthyer përsëri avantazhin për holandezët. Ndeshja shkoi në shtesë, dhe në minutën e 98-të, Flamingo realizoi golin e tretë për PSV, duke vulosur fatin e Juventusit.
Në minutat e fundit të shtesës, Juventus kishte një mundësi për ta dërguar ndeshjen në penallti, por goditja e Vlahovic u ndal në shtyllën pingule, duke i dhënë fund ëndrrës për një tjetër kalim në fazën tjetër. Pas këtij eliminimi të papritur, Juventus u shpërbë dhe dështimi i tij u bë një temë e nxehtë në mediat italiane.
Në Torino, humbja u përjetua si një dramë e madhe. “Euro katastrofë”, ishte titulli i La Gazzetta dello Sport, ndërsa TuttoSport shkruante: “Motta, çfarë goditje. Dështoi në objektivin e parë, nuk mund të gabosh më”. Të gjithë syve tani janë tek Inter, që është ekipi i vetëm italian që ka kaluar në fazën 1/8 të Champions League këtë vit.