Eric Wendt emërohet zyrtarisht ambasador i SHBA në Shqipëri, Senati e voton me 51 vota pro

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Në seancën e Senatit, kandidatura e Wendt mori 51 vota pro dhe 47 vota kundër, duke siguruar kështu miratimin përfundimtar për emërimin e tij në postin diplomatik.

Votimi në Senat erdhi pasi kandidatura e tij ishte miratuar më herët edhe nga komisioni përkatës senatorial, duke hapur rrugën për konfirmimin përfundimtar.
Me miratimin e Senatit, procesi i emërimit të Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është përmbyllur. Ai pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim.
Wendt vjen me punë në Tiranë pas një eksperience të gjatë në forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033