EMRAT/ SPAK lëshoi urdhërarreste ndërkombëtare, ekstradohen nga Dubai 5 shtetas shqiptarë. Ja për çfarë akuzohen.

Interpol Tirana vijon operacionin e koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

Janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri: Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Çeliku.

4 prej prej tyre, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri dhe Aleks Pepaj kërkoheshin për trafik droge.

Merxhan Çeliku është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033