Emisioni “Personazhe në Fokus” sjell këtë javë: Drenica – Arbëria e Vogël
Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” ju fton në një udhëtim të veçantë në zemër të një prej trevave më historike të Kosovës – Drenicës, Arbërisë së Vogël.
Historia e kësaj treve flet vetë. Në këtë episod do të jetë i ftuar prof. dr. Ragip Gjoshi, historian, shkrimtar dhe veteran i luftës, i cili sjell fakte, artefakte dhe dëshmi të çmuara për historinë, traditën dhe vlerat e Drenicës – një trevë që ndër shekuj ka luftuar me krenari për liri.
Emisioni është realizuar në zemër të Drenicës, aty ku lindin legjendat dhe nuk vdesin kurrë. Përmes pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshi, shikuesit do të njihen me historinë, kulturën dhe figurat që kanë lënë gjurmë në këtë trevë të lavdishme.
Mos e humbisni!
Këtë të shtunë, ora 21:00, vetëm në TV Apollon.
Një episod i veçantë, ku historia, tradita dhe personazhet që kanë bërë histori në Drenicë vijnë nën dëshmitë e historianit, në fokus bardhë e zi, pa filtra – aty ku flet vetë historia.