DYFISHOHET TAKSA VJETORE E MAKINAVE! NGA 2027 PËRFSHIHEN EDHE AUTOMJETET E REJA DHE ELEKTRIKE.

Një reformë e re fiskale pritet të ndryshojë ndjeshëm taksimin e automjeteve në Shqipëri. Nga 1 janari 2027, qeveria propozon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant, por paralelisht dyfishimin e komponentit fiks të taksës vjetore të makinave.

Nëse ulja reflektohet plotësisht në treg, një litër karburant që kushton 180 lekë mund të zbresë në 147.6 lekë. Efekti total i heqjes së taksës, përfshirë TVSH-në 20 për qind, është 32.4 lekë për litër.

Por lehtësimi në karburant shoqërohet me fatura më të larta për pronarët e automjeteve.

Për makinat deri në 2 mijë centimetra kub, komponenti fiks rritet nga 12.5 në 25 lekë për naftën dhe nga 10 në 20 lekë për benzinën dhe gazin.

Për makinat mbi 2 mijë centimetra kub, taksa fikse shkon në 26 lekë për naftën dhe 21 lekë për benzinën dhe gazin.

Në skemë përfshihen për herë të parë edhe makinat nga zero deri në tre vjet përdorim, automjetet elektrike dhe rimorkiot.

Ndërsa për makinat luksoze, taksa vjetore rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë, ose 90.5 për qind më shumë.

Sipas projektligjit, buxheti parashikohet të humbasë 5 miliardë lekë në vit nga efekti neto i reformës.

Një reformë që ul barrën mbi karburantin, por rrit detyrimet vjetore për pronësinë e automjetit. Sa do të përfitojnë qytetarët në pompë dhe sa do të paguajnë më shumë për makinën?

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033