Banorët e Golemit në Lushnjë kërkojnë pezullimin e fabrikës së peletit: “Po ndotet rëndë ajri!”.

Fabrikat e prodhimit të peletit në zonën e Lushnjës, të cilat përdorin bërsitë e ullirit si lëndë të parë, janë kthyer në shqetësim për banorët e fshatit Golem.

Sipas banorëve, aktiviteti i këtyre fabrikave po shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit, duke vënë në rrezik shëndetin dhe cilësinë e jetesës së komunitetit.

Përmes pamjeve të siguruara, ku shihet tymi që del nga oxhaku i njërës prej fabrikave dhe përhapet në ajër, banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ata i bëjnë thirrje Drejtorisë Rajonale të Mjedisit që të marrë masa urgjente dhe të pezullojë aktivitetin prodhues deri në kryerjen e monitorimeve dhe analizave për nivelin e ndotjes së ajrit.

Banorët kërkojnë transparencë dhe një përgjigje konkrete nga institucionet, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e shëndetit publik dhe e mjedisit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033