Durim Bami pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, Interpol e konfirmon.

Ditën e sotme Interpoli ka konfirmuar se Durim Bami do të ekstradohet në Shqipëri javët e ardhshme, ku pritet t’i nënshtrohet një procesi gjykimi në lidhje me akuzat që i janë komunikuar.

Interpol Abu Dhabi ka njoftuar arrestimin e Durim Bamit, dhe për të do të ndiqet e njëjta procedurë si për Plaurent Dervishajn.

Bami është shpallur në kërkim nga SPAK që nga muaji maj, për përfshirje në kultivimin e parcelave të drogës në Fushë-Krujë dhe akuzohet për përpjekje për atentate ndaj ish-deputetit Arben Ndoka dhe dy miqve të Ervis Martinajt, Erigers Mihasi dhe Tori Xheçuka.

Arrestimi i dytë

Arrestimi i tij është realizuar më 21 tetor 2024, të njëjtën ditë kur u ndalua edhe ish-presidenti Ilir Metaj në Tiranë. Gazetari i “Ora News” Elton Qyno raportoi se Bami është ndaluar në Dubai, ku është mbajtur për një javë. Nuk janë bërë publike detaje të sakta lidhur me arsyet e arrestimit të tij të dytë nga policia e Emirateve, ndërkohë që Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ruajtur diskrecionin për këtë çështje.

Ky është hera e dytë që Bami arrestohet në Dubai. Ai ishte ndaluar për herë të parë në qershor të vitit 2024, pas lëshimit të mandatit të arrestimit nga SPAK, por atëherë u lirua nga gjykata e Dubait. Ky arrestim i fundit mund të çojë në ekstradim ose riatdhesim të Bamit, siç ndodhi edhe në rastet e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për përfshirje në atentate ndaj Landi Muharremit dhe prokurorit Arjan Ndoja.

Ndaj Postimin: