Beleri përballet me Ramën si Eurodeputet. Ja kush janë 12 Eurodeputetët që vijnë nesër në Shqipëri.

Nesër në Tiranë do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit, ku 10 deputetë të Parlamentit Europian do të bashkohen në një tryezë me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryesuar nga eurodeputeti italian Marko Tarkuinio, delegacioni përfshin gjithashtu edhe dy shqiptarë që përfaqësojnë vende të tjera të BE-së: kosovarin Adnan Dibrani nga Suedia dhe eurodeputetin grek, Fredi Beleri.

Në fillim, eurodeputetët do të marrin udhëzime nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, për t’u përgatitur për takimin me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Kjo është një mundësi e veçantë, ku kreu i qeverisë shqiptare do të takohet edhe me Belerin, të cilin e arrestoi në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Pavarësisht ndalimit të tij, Beleri kandidoi për kryebashkiak të Himarës dhe i fitoi zgjedhjet ndërsa ishte në burg.

Kë takojnë në Tiranë?

Pas takimit me kryeministrin, eurodeputetët do të zhvillojnë takime të veçanta me grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Më vonë, të dyja delegacionet, të udhëhequra nga Toni Gogu për palën shqiptare dhe Marko Tarkuinio për delegacionin e BE-së, do të mblidhen për një diskutim të gjerë deri në orët e pasdites.

Demokratët pritet të bëhen pjesë e kësaj tryeze për integrimin europian, duke përfaqësuar interesat e tyre me një grup prej shtatë deputetësh, të cilët janë: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi. Pjesëmarrja e tyre vjen me udhëzim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe do të angazhohen tërësisht në këtë proces deri në përfundimin e tryezës. Menjëherë pas saj, ata do të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në zonën “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”.

Ky takim i rëndësishëm nënvizon angazhimin për integrimin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së.

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera