Dronët iranianë godasin aeroportin e Kuvajtit, raportohet për të lënduar. Pezullohen fluturimet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit  u godit nga dronë iranianë duke plagosur disa persona, njoftuan forcat e armatosura të vendit.

“Dronët shënjestruan sot terminalin e pasagjerëve (T1) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, si pjesë e një sulmi iranian, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe lëndime në njerëz”, thanë forcat e armatosura në një reagim në platformën X.

Autoriteti i aviacionit civil pezulloi trafikun ajror dhe fluturimet u devijuan në aeroporte të tjera, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve Kuvajtiane Kuna.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033