DRASHOVICË – 83 VJETORI I LUFTËS ANTIFASHISTE.

DRASHOVICË, porta e Labërisë, përkujtoi 83-vjetorin e Luftës së Drashovicës, një nga betejat e rëndësishme të Epopesë Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Drejtues të LANÇ-it, anëtarë dhe pasardhës të veteranëve u mblodhën pranë lapidarit madhështor të Drashovicës, për të nderuar kujtimin e atyre që ranë në luftën e zhvilluar nga 14 shtatori deri më 4 tetor të vitit 1943.

Në këtë betejë të ashpër trejavore, forcat partizane përballuan ushtrinë gjermane, duke i shkaktuar humbje të rëndësishme, ndërsa u çliruan edhe rreth 6 mijë robër italianë që mbaheshin nga ushtria gjermane.

Në nderim të 23 dëshmorëve të kësaj lufte, u vendosën kurora me lule të freskëta pranë lapidarit, në një ceremoni ku u ekzekutua edhe Hymni i Flamurit.

Në aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komitetit të Veteranëve të Vlorës, Zeqir Ribaj, sekretari i përgjithshëm i OVP-së, sekretari i përgjithshëm i LANÇ Veli Myftari Nderi Kombit , si dhe drejtues e përfaqësues të tjerë.

Fjalën e hapjes e mbajti deputetja e Vlorës, Briseida Cakëri. Moderatorja Shqiponja vijoi ceremoninë duke i dhënë fjalën kryetarit të Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, dhe kryetares së Komitetit Kombëtar të OVP-së së LANÇ-it “Nderi i Kombit”, Vera Tarifa.

Në përfundim, Tarifa theksoi rëndësinë dhe jehonën e kësaj lufte, si brenda dhe jashtë vendit.

Ceremonia vijoi me këngët labe, të interpretuara nga grupe të ndryshme folklorike, nën drejtimin e mjeshtrit Sejmen Gjokoli.

Një ditë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Drashovicës!
Lavdi dëshmorëve të LANÇ-it!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033