Divjaka pushtohet nga pushuesit, deti, natyra dhe muzika ndezin fundjavën.

Divjaka pushtohet nga pushuesit, deti, natyra dhe muzika ndezin fundjavën.

Divjaka ka qenë këtë të diel një prej destinacioneve më të frekuentuara të sezonit veror. Deti, rëra e kristaltë, pylli i gjelbëruar, bukuritë e lagunës dhe shpendët shtegtarë kanë tërhequr qindra pushues në këtë fundjavë gushti.

Bregdeti ranor është mbushur me familje, fëmijë dhe grupe të rinjsh, të cilët kanë zgjedhur Divjakën për t’iu larguar temperaturave të larta dhe për të shijuar freskinë e detit dhe të pyllit.

Mes pushuesve kanë qenë edhe shumë emigrantë të kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet pranë familjeve, ndërsa nuk kanë munguar qytetarët nga Lushnja, Divjaka, Berati, Dimali, Elbasani, Kuçova, Rrogozhina, Skrapari dhe qytete të tjera.

Plazhi publik, por edhe hapësirat e plazheve private, kanë qenë të tejmbushura. Fëmijët janë parë duke luajtur në breg dhe duke u freskuar mes dallgëve, ndërsa ambientet pranë detit kanë qenë plot gjallëri gjatë gjithë ditës.

Fasfudet “Miri” dhe “Franko” kanë qenë ndër destinacionet më të frekuentuara, me kapacitete të mbushura nga numri i lartë i pushuesve.

Sipas operatorëve të këtyre bizneseve, muaji gusht ka sjellë një fluks të madh turistësh dhe pushuesish, të cilët zgjedhin Divjakën për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Dhe Divjaka duket se ka gjithçka për të ofruar. Përveç detit dhe natyrës, në tavolinat e pushuesve dominojnë peshku dhe prodhimet e detit, një tjetër arsye që e bën këtë zonë të preferuar gjatë sezonit turistik.

Por në Divjakë nuk mungon as muzika. Në ambientet pranë bregdetit, tingujt e muzikës popullore tradicionale i kanë dhënë tjetër ritëm kësaj fundjave, duke i bërë pushuesit jo vetëm të shijojnë detin, por edhe të kërcejnë e të festojnë.

Një fundjavë tipike gushti në Divjakë, ku natyra, deti, gastronomia dhe tradita shqiptare janë bashkuar për t’u ofruar pushuesve një tjetër ditë vere.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033