“Deti dhe poezia”,një veprimtari poetike që bashkoi krijuesit e trevave shqiptare në Durrës.

Shoqeria “ABC Poetike”, me qendër në Shkup, zhvilloi në Durrës edicionin e 7-të të veprimtarisë së saj poetike “Deti dhe poezia”, një takim që solli së bashku poetë dhe dashamirës të poezisë nga trevat shqiptare.
Në këtë veprimtari te moderuar nga poetesha nga Fieri ,Elmira Rama e vleresuar me çmime brenda dhe jashte vendit,
morën pjesë krijues nga Shkupi, Tetova, Durrësi, Shkodra, Fieri, Përmeti, Medvegja, Ferizaj, Vitia, Mati dhe Dibra, të cilët u mblodhën për të ndarë përmes vargjeve poetike emocionet, përjetimet dhe mesazhet e tyre.
Veprimtaria u zhvillua në një ditë me domethënie të veçantë, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit shqiptar të dashurisë, paqes dhe humanizmit.
Në përfundim të veprimtarisë, Shoqata “ABC Poetike” nderoi pjesëmarrësit me certifikata pjesëmarrjeje, si një shenjë vlerësimi për kontributin dhe praninë e tyre në këtë takim poetik

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033