Dështoi votimi për qeverinë e re në Kosovë

Parlamenti i Kosovës nuk arriti të miratojë formimin e qeverisë së re të propozuar nga Glauk Konjufca, pasi kabineti nuk siguroi shumicën prej 61 votash të domosdoshme për krijimin e institucioneve.

Parlamenti i Kosovës ka dështuar sërish të votojë formimin e qeverisë së re, edhe pse në këtë seancë kandidati për kryeministër, Glauk Konjufca, prezantoi kabinetin e tij të plotë. Megjithatë, propozimi nuk arriti të marrë mbështetjen minimale të 61 deputetëve.

Konjufca paraqiti strukturën e ekzekutivit të ri dhe prioritetet e tij qeverisëse, por mungesa e konsensusit parlamentar bllokoi votimin, duke e lënë vendin pa institucione të reja funksionale.

Ky është një tjetër përpjekje e pasuksesshme për të formuar qeverinë, çka thellon ngërçin politik në vend dhe shton presionin për arritjen e një marrëveshjeje mes forcave politike. Situata mbetet e paqartë, ndërsa priten lëvizjet e radhës nga partitë parlamentare.

Ndaj Postimin: