Buzëmadhi, fshati që i dha histori Cakranit, ka ngelur pa muze.

Objekti i cili shërbente si muze pëe fshatin është zënë si pronë nga disa banorë të zonës, të  cilët e kanë përvetësuar atë me ligjin 7501.

Në të njëjtën kohë janë dëmtuar muret e jashtme dhe rëndë mjediset e brendshme, duke degraduar plotësisht muzeumin e fshatit Buzëmadh.

Ky është akti më i ulët që mund t’i bëhet komunitetit të këtij fshati shprehet për TV Apollon, Haxhi Banaj, mësues dhe gazetar i vjetër. Gjithashtu ai pohon se me një grup veteranësh  e pasuruan me materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore, madje organizonin aktivitete dhe veprimatari të cilat i shërbenin misionit dhe qëllimit të këtij muzeu.

“Por funksioni i tij për promovimin e historisë dhe të traditave kulturore e kombëtare humbi, dhe askush nuk shqetësohet për këtë,”-pohoi zoti Banaj.

Gjithashtui ai fajëson dhe akuzon drejtuesit e qeverisjes vendore në njësinë administrative Cakran, si shkatërruesit e vërtetë të muzeumit historik lokal të Buzëmadhit, i cili bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në varësi të bashkisë së Fierit.

Këtu ky muze i shërben fshatit, historinë, traditat, zakonet e fshatit, janë aty në foto e në sistem. Por zaptimi kohët e fundit i këtij muzeu është për të dëshiruar sepse njerëz të pandërgjegjshëm kanë bërë veprime të tilla. Unë kam shkuar në prefekturë, nga prefektura në qendën administrative të Cakranit dhe akoma nuk ka marrë zgjidhje ky problem,- thotë ndër të tjera zoti Banaj.

Ndaj Postimin: