Policia ka ndërhyrë sërish gjatë protestës së zhvilluar sot, duke u përplasur me Lapajn dhe mbështetësit e tij, ndërsa situata ka njohur momente tensioni.
Gjatë përplasjes, Lapajt i ka rënë në kokë një bombol gazi, si pasojë e së cilës ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për mjekim të specializuar.
Në vendngjarje janë dëgjuar thirrje për ndihmë dhe ambulancë, ndërsa mbështetësit e tij kërkonin ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Autoritetet po ndjekin situatën, ndërkohë që priten informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të Lapajt dhe rrethanat e incidentit.