Bllokohen dy gomone, drejtuesit gjobiten me mbi 1 milion lekë

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të konsiderueshme dhe u janë bllokuar gomonet, pasi u konstatuan duke lundruar në afërsi të brigjeve, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në zonat bregdetare të Vlorës.

Sipas Policisë Kufitare, pas një njoftimi se një gomone po lundronte pranë bregut në plazhin e Potamit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë organizuan menjëherë punën për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij. Gomonia u lokalizua në plazhin e Drimadhes, ku u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi H. L., u ndëshkua me gjobë në vlerën 500 mijë lekë.

Gjatë kontrolleve dhe patrullimeve në vijën bregdetare, efektivët konstatuan një tjetër gomone duke lëvizur pranë bregut në zonën e njohur si “Plazhi i Hidrovorit”. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi E. Sh., u gjobit me 510 mijë lekë. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte në bord dokumentacionin e kërkuar nga ligji.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033