Bledi Çuçi: Rinia ka mundësinë të ndikojë në politikën e vendit dhe të përfitojë nga pasaporta europiane për studime falas në BE

Bledi Çuçi, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues të rinj në qytetin e Vlorës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së Partisë Socialiste dhe ndikimin që rinia mund të ketë në procesin politik.

Takimi i zhvilluar në Vlorë ishte hera e parë që Bledi Çuçi takohej me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Zamira Sinaj dhe Erjona Ismaili, Çuçi diskutoi me të rinjtë mbi rëndësinë e votës së parë dhe pse Partia Socialiste është zgjedhja më e mirë për ta. Ai theksoi se rinia duhet të votojë sipas bindjes dhe realitetit që ata përjetojnë, duke shtuar se është e rëndësishme që të rinjtë të ndikojnë edhe te prindërit për të bërë zgjedhjen më të mirë politike.

Vota e 11 majit është kyçe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke mundësuar përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë shqiptarë.

Çuçi theksoi se Vlora ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 12 viteve, dhe ky ndryshim nuk ka ardhur rastësisht. Ky transformim është rezultat i politikave të qeverisjes së PS-së, me në krye kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit dhe është dëshmi e suksesit të mandatit të kaluar të Partisë Socialiste.

Çuçi theksoi se vota e 11 majit ka një rëndësi historike, pasi lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përfitimet që ky proces do të sjellë për të rinjtë shqiptarë. Sipas tij, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 do të hapë mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë shqiptarë, përfshirë mundësinë për të studiuar falas në universitetet më të mira të Bashkimit Europian, me pasaportën europiane që do të kenë në dorë.

Pasaporta europiane: mundësi për studime falas në universitetet e BE-së, përfitim direkt për të rinjtë shqiptarë.

“Një votë e juaja ka rëndësi të madhe dhe nuk duhet të shkojë dëm. Në 11 maj, nuk votojmë vetëm për vazhdimin e transformimit të ekonomisë dhe shoqërisë, por për të ardhmen tuaj. Në mandatin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta në Bashkimin Europian, dhe ju do të keni mundësinë të studioni falas në çdo universitet të Bashkimit Europian”, tha Çuçi.

Ai përfundoi duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm për rininë dhe për të ardhmen e vendit, duke e konsideruar 11 majin si një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë që të investojnë në edukimin e tyre dhe të hapin dyer të reja për karrierat e tyre në të ardhmen.

Ndaj Postimin: