BERZH rrit parashikimin për Shqipërinë. Ekonomia pritet të rritet me 3.5% në 2026.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar në rritje parashikimin për ekonominë shqiptare, pavarësisht një panorame më të vështirë për ekonominë globale.

Në raportin e publikuar në shtator 2026, BERZH parashikon një rritje prej 3.5% për Shqipërinë këtë vit, ose 0.1 pikë përqindjeje më shumë se parashikimi i qershorit. Për vitin 2027, parashikimi mbetet i pandryshuar, në 3.5%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4% në 2024 dhe 3.8% në 2025, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2026-s rritja vlerësohet në 3.7%.

Në Ballkanin Perëndimor, rritja mesatare për 2026 parashikohet në 3%, ndërsa për 2027 në 3.5%. Shqipëria, me 3.5%, është kështu 0.5 pikë përqindjeje mbi mesataren rajonale.

Për vitin 2026, BERZH parashikon rritje 3.5% edhe për Kosovën, 3.3% për Maqedoninë e Veriut, 3.1% për Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pritet të rritet me 2.1%.

Për vitin 2027, Kosova parashikohet në 3.9%, ndërsa Serbia në 3.8%.

Në nivel global, BERZH ka ulur parashikimin për ekonomitë ku operon, në 2.5%, ose 0.6 pikë përqindjeje më pak.

Rritja e çmimeve të energjisë mbetet një faktor shqetësues: çmimi i gazit është rritur me më shumë se 70% që nga shkurti 2026, ndërsa çmimi i grurit me më shumë se një të tretën.

Megjithatë, Shqipëria hyn në pjesën e dytë të vitit me një ritëm rritjeje prej 3.7%, mbi parashikimin vjetor prej 3.5%.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033