Berisha pas daljes nga organi i akuzës: SPAK është nën ndikime politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi praninë e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka shpërthyer me akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar ato si të ndikuara nga politika dhe marrëveshje të fshehta mes zyrtarëve të lartë.

“Çfarë gjeta unë aty?” – u shpreh Berisha me ironi. “Gjeta ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, i cili po merrte një strajcë me para nga Benet Beci dhe po pinin një kafe të shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, një viktimë e marrëveshjes Rama-Dumani, sepse ai kishte shkelur rregullin që ndalon sulmin ndaj SPAK pa miratimin e plotë të Edi Ramës.”

Berisha theksoi se ekziston një marrëveshje sekrete që kufizon hetimet për zyrtarët e lartë dhe që pas dështimit të përpjekjeve për të bashkuar votat me opozitën, mazhoranca dhe SPAK arritën një marrëveshje për të shmangur hetimet për çështje të ndjeshme. Sipas tij, ky është një shembull i korrupsionit të thellë që po mbizotëron në qeverisjen e Edi Ramës.

“Për të shmangur hetimet për zyrtarët e lartë, pas dështimit të përbashkimit të votave me opozitën, u arrit marrëveshja e fshehtë mes mazhorancës dhe SPAK. Ky është një akt që dëshmon ndikimin e politikës në drejtësi dhe tregon se si SPAK është bërë një vegël në duar të pushtetit”, u shpreh Berisha. Ai e akuzoi kryeministrin Rama për përdorimin e SPAK për të mbrojtur të tijtë dhe për të ndaluar çdo hetim që mund të dëmtonte pozitat e tij dhe të zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se Etjeni, i cili është pjesë e SPAK, ishte bërë një “kurban” i marrëveshjes Rama-Dumani. Ai përmendi se Etjeni kishte shkelur marrëveshjen që ndalon sulmet ndaj SPAK pa miratimin e plotë të Edi Ramës, dhe për këtë arsye, ai kishte mbetur brenda këtij institucioni nën kërcënimin e pasojave të marrëveshjes sekrete.

Berisha vazhdoi të kritikonë në mënyrë të ashpër situatën e drejtësisë në vend, duke theksuar se është koha që të ndalet kjo praktikë e ndotur e politikës në drejtësi dhe të fillojnë hetime të paanshme për çdo zyrtar, pavarësisht pozitat që ata mbajnë.

Në fund të deklaratës së tij, Berisha kërkoi që të ndalet përdorimi i SPAK si një mjet për të mbajtur në pushtet të korrupsionit dhe të inkurajoi qytetarët dhe opozitën të qëndrojnë të bashkuar në kërkesën për një drejtësi të pavarur dhe të paanshme.

Ndaj Postimin: