Berisha komenton arrestimin e Metës: Ai sot i bëri gjygjin mercenar Dumanit e Krajës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në tubimin e sotëm, foli për procesin gjyqësor në GJKKO për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Berisha u shpreh se Meta sot tregoi të vërtetën për “organizatën kriminale Skrapi i Partisë”, mercenarin Dumanin dhe ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit, Arben Krajën.

Gjithashtu, Berisha theksoi se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po akuzohen për një ligj që ka kaluar në Kuvend me 74 vota, shumica e të cilave nga socialistët. Sipas tij, kjo drejtësi është një shaka e hidhur për qytetarët shqiptarë.

“Sot në gjykatat e partisë u zhvillua një farsë, nga më të turpshmet elektorale. Ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar. Në të vërtetë Ilir Meta në sallën e gjyqit, i bëri mercenar Dumanit, ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja. I bëri gjyqin organizatës kriminale Skrapi i Partisë.”

“E morët besoj vesh se cila ishte akuza ndaj Ilir Metës. Akuza ishte se ky kishte porositur një vilë tek një biznesmen i njohur dhe vilën e kishte anuluar po vetë, por që sipas mercenar Dumanit, ish-xhelatit të sigurimit Kraja, dhe Kallpit të Skrapit, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten paskan kaluar ligjin që i interesonte këtij biznesmeni për minierat. A ka tallje më të madhe me drejtësinë, a ka tallje më të madhe me shqiptarët, ka tallje më të madhe me ligjin dhe të drejtën. Po si mundet 20 vetë të kalojnë një ligj në parlament, në një kohë që ai ligj ka marrë 74 vota të gjitha të Edi Ramës, të socialistëve.”

“Shiko sa të paftyrë, sa llum njerëzor janë, akuzojnë Ilir Metën që kishte 19 deputet, se kalove ligjin në parlament për interesa të një biznesmeni në një kohë kur atë e votuan të gjithë deputetët e PS, pa të cilët nuk kalonte ai ligj. Kjo është mor drejtësia. Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e organizatës kriminale. Po si mund ti thonë shqiptarëve, a kanë fytyrë, a kanë nder. As nder, as moral, as fytyrë nuk kanë, këta horra. Se ligjin e kaloi në parlament jo ai që kishte 70 deputet, por e kaloi ky që kishte 20 deputetë. O primitivë, të paftyrë, po si mund të shkruani gjëra të tilla ju mor. Po i tajkaloni të gjithë hetuesit e Sigurimit të Shtetit. Ju tejkaloni kriminelët kudo që janë.”

Ndaj Postimin:

Postime të tjera