Bashkia Dimal: Kur pushteti bëhet çështje familjare, bie hija mbi demokracinë?

Në Bashkinë Dimal, pushteti ka degraduar në një sistem nepotik, ku lidhjet familjare janë më të rëndësishme se profesionalizmi dhe ligjshmëria.

Ky akt i fundit, ku kunati i kryetares së bashkisë është emëruar kandidat për deputet, përfaqëson një alarm për përfshirjen e strukturave shtetërore në mbështetje të interesave familjare dhe personale.

Në një shoqëri të shëndoshë dhe demokratike, pozitat politike duhet të fitohen përmes përfaqësimit të qytetarëve dhe meritës, jo përmes lidhjeve familjare. Ky lloj zhvillimi tregon qartë se ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private është thyer. Vendosja e kunatit në një pozicion kaq të rëndësishëm si kandidati për deputet është një shkelje e hapur e parimeve të demokracisë. Për më tepër, raporte të tjera kanë nxjerrë në pah presionin e ushtruar ndaj administratës vendore për të lobuar dhe mbështetur kandidaturën e tij, duke krijuar një atmosferë frike dhe kontrolli.

Punonjësit e bashkisë, të cilët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partive politike apo klaneve familjare, janë kërcënuar me largim nga puna nëse nuk marrin pjesë aktivisht në fushatën elektorale. Ky është një akt i papranueshëm dhe një thyerje e thellë e standardeve demokratike. Ky rast ka ngritur disa pyetje të rëndësishme:

  • A është e lejueshme që burimet dhe stafi i administratës publike të përdoren për qëllime elektorale?
  • A përbën kjo një shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor dhe të ligjit për nëpunësin civil?
  • A do të ndërhyjë SPAK për të hetuar këtë rast si një formë të abuzimit me detyrën dhe përdorimin e fondeve publike?

Nëse ky fenomen nuk adresuar në kohë, do të dërgojë një mesazh të qartë tek publiku: pushteti nuk është më një mjet për të shërbyer qytetarëve, por një mundësi për të avancuar interesat e familjeve të caktuara. Ky është një hap i rrezikshëm për demokracinë, sepse minon besimin në institucionet dhe kthen shtetin në një rrjet të interesave të ngushta, që mbështeten nga struktura shtetërore.

Në fund të fundit, mbetet një pyetje e rëndësishme: A ka ende kontroll Edi Rama mbi partinë që drejton, apo janë strukturat nepotike të krijuara nëpërmjet lidhjeve farefisnore që kanë ndërtuar një “shtet brenda shtetit”? Kjo është një pyetje që duhet të adresohen për të ruajtur integritetin e partive dhe të institucioneve shtetërore.

SKANDAL!

Pse e bojkotuan veteranët takimin me kandidatin Erdis Hyka në Kutalli?

Kryetarja e Bashkisë Dimal, znj. Juliana Memaj, kishte organizuar një takim me veteranët e pasardhësve të tyre në Kutalli, por shumica e tyre e bojkotuan këtë ngjarje. Sipas burimeve të siguruara, arsyeja e këtij bojkotimi është kandidatura e Erdis Hykës, i cili është kunati i kryetares së bashkisë dhe njëherësh një anëtar i Partisë Demokratike.

Në këtë kontekst, opinioni publik në Bashkinë Dimal është i ndarë. Ka pasur aludime se Juliana Memaj ka qenë e pakënaqur me listat e Partisë Socialiste, duke pritur të ishte ajo në listën për deputet. Po ashtu, është theksuar se një pjesë e administratës së bashkisë është punësuar nga anëtarë të Partisë Demokratike, duke përforcuar ndjenjën se puna në administratë po përdoret për qëllime elektorale.

Gjithashtu, duket se administrata po ushton presion mbi punonjësit për të punuar për vota preferenciale për Erdis Hyken. Kjo është një praktikë e papranueshme, e cila rrezikon të dëmtojë besimin në strukturat shtetërore dhe në procesin demokratik të zgjedhjeve.

Në ditët në vijim, priten zhvillime të reja nga Bashkia Dimal, duke përfshirë reagime të mundshme të institucioneve dhe të SPAK për këtë situatë.

Ndaj Postimin: