Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur sot në SPAK, ku është thirrur të japë deklarime si person që mund të ketë dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Thirrja vjen në vazhdën e hetimeve të zgjeruara për një nga çështjet më të debatueshme të politikës shqiptare.
Para Topit, në Prokurorinë e Posaçme janë marrë në pyetje edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Protesta e 21 janarit 2011, e organizuar nga Partia Socialiste, përfundoi tragjikisht me vrasjen e katër qytetarëve para godinës së Kryeministrisë.


