Tema 1: Ekonomia shqiptare dhe pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor.
Tema 2: Analiza për qeverinë dhe sfidat e vitit 2025.
Të ftuar:
- Agron Haxhimali – Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë
- Enriko Cenko – Ekspert ekonomie
- Evdar Kodheli – Ekspert ekonomie
- Azmer Duleviç – Ekspert i energjetikës, aktivist
Pyetje për debat:
- A ka sjellë qeveria dhe Kryeministri Rama një qasje të re pozitive në raport me interesat e qytetarëve në vitin 2024?
- Gjatë vitit që lamë pas, ka pasur suksese, por edhe sfida. Cilat kanë qenë më të rëndësishmet?
- Përqendrimi në zbatimin e plotë të ligjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: a ka qenë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor, apo është përdorur si një mjet presioni ndaj opozitës dhe qytetarëve?
- Marrëdhëniet e qeverisë me botën e krimit, korrupsionin, investimet publike dhe ato strategjike kanë qenë objekt kritikash nga ndërkombëtarët dhe opozita në vitin 2024. Si mund të ndikojnë këto kritika në vitin zgjedhor 2025?
- A ka qenë lufta ndaj korrupsionit në rastet e profilit të lartë një përparësi e qeverisë Rama për të treguar sundimin e ligjit si prioritet në vitin 2024?
- Gjatë vitit 2024, a ka rikthyer qeveria besimin dhe shpresën e qytetarëve tek institucionet, apo ka dëmtuar perceptimin publik?
- Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit mbeten të kufizuara. Numri i rasteve të hetuara dhe të përfunduara me sukses ka qenë i kënaqshëm, ndërsa kritikat për favorizime politike nuk kanë munguar. Si e vlerësoni këtë bilanc?
- Vendimet e diskutueshme të qeverisë, sidomos për marrëdhëniet me opozitën, diasporën dhe disa institucione, a mund të kenë ndikim në zgjedhjet parlamentare të majit 2025?
- Në aspektin e zhvillimit ekonomik, a ka promovuar qeveria politika për rritjen e prodhimit vendas dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme?
- A kanë qenë iniciativat për diasporën një pikë pozitive e qeverisë në vitin 2024?
- Me një rritje ekonomike të ngadaltë, papunësi të lartë, investime të kufizuara dhe emigrim në rritje, cili ka qenë ndikimi i këtyre faktorëve në zhvillimin ekonomik të vendit?
- A do të kemi në vitin 2025 një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë?
- Me tregues ekonomikë deri në 3.9% rritje, të bazuar kryesisht në turizëm dhe ndërtim, cilat janë hapësirat e pashfrytëzuara që mund të bëhen efektive për një ekonomi të qëndrueshme në vitin 2025?
- A synon buxheti i shtetit të ndikojë votuesit dhe të krijojë përfitime elektorale për shumicën në pushtet?
- Studimet tregojnë një rritje të fondeve, punësimeve dhe shpërblimeve pak muaj para zgjedhjeve. Cilat janë pasojat ekonomike të kësaj praktike?
- Shpenzimet e larta jofitimprurëse, politizimi i buxhetit, evazioni fiskal dhe ulja e të ardhurave, transparenca dhe llogaridhënia e ulët, si dhe rritja e deficitit buxhetor, cilat sfida sjellin gjatë viteve zgjedhore?
- Në Kodin Zgjedhor përcaktohet ndalimi i akteve për përfitime të veçanta katër muaj para zgjedhjeve. A respektohet kjo dispozitë dhe si ndikon në zgjedhje?
- Në Kodin Zgjedhor përcaktohet se, katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore apo nënligjore që parashikojnë përfitime për kategori të caktuara të popullsisë, si rritje pagash, pensionesh, mbështetje ekonomike e sociale, ulje ose heqje taksash, amnisti fiskale, privatizime apo dhënie pasurish dhe shpërblimesh, përveç rasteve të fatkeqësive natyrore…