“Ballafaqim” nga gazetari Besnik Sulejmani: Ekonomia dhe Sfida e Vitit Zgjedhor 2025

Tema 1: Ekonomia shqiptare dhe pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor.
Tema 2: Analiza për qeverinë dhe sfidat e vitit 2025.

Të ftuar:

  1. Agron Haxhimali – Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë
  2. Enriko Cenko – Ekspert ekonomie
  3. Evdar Kodheli – Ekspert ekonomie
  4. Azmer Duleviç – Ekspert i energjetikës, aktivist

Pyetje për debat:

  1. A ka sjellë qeveria dhe Kryeministri Rama një qasje të re pozitive në raport me interesat e qytetarëve në vitin 2024?
  2. Gjatë vitit që lamë pas, ka pasur suksese, por edhe sfida. Cilat kanë qenë më të rëndësishmet?
  3. Përqendrimi në zbatimin e plotë të ligjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: a ka qenë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor, apo është përdorur si një mjet presioni ndaj opozitës dhe qytetarëve?
  4. Marrëdhëniet e qeverisë me botën e krimit, korrupsionin, investimet publike dhe ato strategjike kanë qenë objekt kritikash nga ndërkombëtarët dhe opozita në vitin 2024. Si mund të ndikojnë këto kritika në vitin zgjedhor 2025?
  5. A ka qenë lufta ndaj korrupsionit në rastet e profilit të lartë një përparësi e qeverisë Rama për të treguar sundimin e ligjit si prioritet në vitin 2024?
  6. Gjatë vitit 2024, a ka rikthyer qeveria besimin dhe shpresën e qytetarëve tek institucionet, apo ka dëmtuar perceptimin publik?
  7. Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit mbeten të kufizuara. Numri i rasteve të hetuara dhe të përfunduara me sukses ka qenë i kënaqshëm, ndërsa kritikat për favorizime politike nuk kanë munguar. Si e vlerësoni këtë bilanc?
  8. Vendimet e diskutueshme të qeverisë, sidomos për marrëdhëniet me opozitën, diasporën dhe disa institucione, a mund të kenë ndikim në zgjedhjet parlamentare të majit 2025?
  9. Në aspektin e zhvillimit ekonomik, a ka promovuar qeveria politika për rritjen e prodhimit vendas dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme?
  10. A kanë qenë iniciativat për diasporën një pikë pozitive e qeverisë në vitin 2024?
  11. Me një rritje ekonomike të ngadaltë, papunësi të lartë, investime të kufizuara dhe emigrim në rritje, cili ka qenë ndikimi i këtyre faktorëve në zhvillimin ekonomik të vendit?
  12. A do të kemi në vitin 2025 një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë?
  13. Me tregues ekonomikë deri në 3.9% rritje, të bazuar kryesisht në turizëm dhe ndërtim, cilat janë hapësirat e pashfrytëzuara që mund të bëhen efektive për një ekonomi të qëndrueshme në vitin 2025?
  14. A synon buxheti i shtetit të ndikojë votuesit dhe të krijojë përfitime elektorale për shumicën në pushtet?
  15. Studimet tregojnë një rritje të fondeve, punësimeve dhe shpërblimeve pak muaj para zgjedhjeve. Cilat janë pasojat ekonomike të kësaj praktike?
  16. Shpenzimet e larta jofitimprurëse, politizimi i buxhetit, evazioni fiskal dhe ulja e të ardhurave, transparenca dhe llogaridhënia e ulët, si dhe rritja e deficitit buxhetor, cilat sfida sjellin gjatë viteve zgjedhore?
  17. Në Kodin Zgjedhor përcaktohet ndalimi i akteve për përfitime të veçanta katër muaj para zgjedhjeve. A respektohet kjo dispozitë dhe si ndikon në zgjedhje?
  18. Në Kodin Zgjedhor përcaktohet se, katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore apo nënligjore që parashikojnë përfitime për kategori të caktuara të popullsisë, si rritje pagash, pensionesh, mbështetje ekonomike e sociale, ulje ose heqje taksash, amnisti fiskale, privatizime apo dhënie pasurish dhe shpërblimesh, përveç rasteve të fatkeqësive natyrore…
Ndaj Postimin: