Avokati i popullit nis hetim mbi arrestimin e Ilir Metës.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur një hetim administrativ lidhur me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Hetimi po shqyrton me kujdes veprimet e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar se si është zbatuar vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Metajn.

Ky hetim është ndërmarrë me nismë të vetë Avokatit të Popullit (AP) dhe po zhvillohet nga tre inspektorë të institucionit, pa pritur një ankesë të drejtpërdrejtë nga vetë Metaj apo avokatët e tij mbrojtës.

Inspektorët kanë siguruar tashmë videon që tregon momentin e arrestimit të tij nga forcat operacionale dhe RENEA, për të analizuar çdo detaj të operacionit.

Ndërkohë, këtë javë pritet që avokati mbrojtës i Metës, z. Genc Gjokutaj, të dorëzojë një kallëzim penal kundër të gjithë punonjësve të policisë që ishin pjesë e këtij operacioni arrestimi. Kallëzimi do të shqyrtohet më tej nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe prokuroria e Tiranës, të cilët do të bëjnë hetimet e tyre përkatëse mbi këtë rast.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera