“Qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre.” Klement Çela komenton protestën e ditës së nesërme të opozitës.

Klement Çela shprehet ne nje intervistë ekskluzive per TV Apollon e  gazetarin Ndriçim Gjoshi për situatën politike në vend dhe protestën e dites së nesërme të organizuar nga Partia Demokratike.

“Një situatë tejet e vështirë me plot gojën, le të themi drejt një diktature të re, pasi çdo qytetar, çdo shqiptar sot e shikon që ne jemi në një sundim.”

“Dhe sundimi nuk do parametra të tjerë për ta treguar, por vetëm fakti se së fundmi janë një mori dhe një sërë burgosjesh politike duke filluar që nga lideri jonë i Partisë Demokratike, prof dr Sali Berisha, duke vazhduar me zotin Salianji që edhe sot mbahet në burg plotësisht pa të drejtë.”

Kjo situatë le të themi është e rëndë për të gjithë qytetarët, për të gjithë shqiptarët, por megjithatë, prapë ne jemi ata që e kemi në dorë, të gjithë qytetarët e kanë në dorë dhe mënyra e vetme se si këta qytetarë i marrin në dorë fatet e tyre është pikërisht angazhimi dhe dalja në protestë,- tha ndër të tjera zoti Çela.

Çdo shqiptar ka në dorë të kontribuojë për një të ardhme më të mirë, dhe mënyra më e fuqishme për ta bërë këtë është përmes bashkimit dhe pjesëmarrjes në protesta.

Vetëm duke u angazhuar aktivisht dhe duke ngritur zërin kundër padrejtësive, qytetarët mund të tregojnë qëndresë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Nërkohë mesazhet ishin të shumta në intervistën që zoti Çela dha para protestës:

Këto protesta nuk janë thjesht manifestime kundër një situate të padrejtë, por janë një shprehje e vendosmërisë sonë për të ruajtur lirinë dhe demokracinë. Çdo pjesëmarrje ka rëndësi, dhe çdo zë i bashkuar ka forcë për të bërë ndryshim.

Në këtë moment kritik, është shumë e rëndësishme që të gjithë të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të qartë dhe të bashkuar, duke treguar që shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre. Vetëm përmes pjesëmarrjes aktive mund të jemi të sigurt që zëri i popullit do të dëgjohet.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera