Atentati ndaj 44 vjecarit ne Sarande, polica merr ne pyetje 20 persona

Policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit ndaj 44-vjeçarit Artan Myrtaj.

Myrtaj u ekzekutua mëngjesin e së dielës, rreth orës 09:55, në zonën e ish-agjencisë në Sarandë, rreth 100 metra larg komisariatit të policisë. Ai ishte duke lëvizur në këmbë, kur dy persona me motor dhe skafandra iu afruan dhe hapën zjarr. Autorët u larguan menjëherë pas atentatit dhe vijojnë të jenë në kërkim.Hetuesit po punojnë me kamerat e sigurisë në qytet për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes.

Një pjesë e kamerave është aksesuar dhe pamjet po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.Ndërkohë, kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës, ku janë ngritur postblloqe kontrolli në drejtim të Delvinës, Gjirokastrës dhe Vlorës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Njënga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të një konflikti të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Për këtë ngjarje, Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, u dyshua si personi që qëlloi me armë, ndërsa Artan Myrtaj u arrestua dhe u hetua për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim të krimit. Sipas hetimeve të asaj kohe, Myrtaj dyshohej se kishte ndihmuar Zoton gjatë ngjarjes dhe në largimin e tij. Në të njëjtën dosje ishin përfshirë edhe Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj.Myrtaj kishte kaluar më parë në arrest me burg për këtë çështje, ndërsa ishte liruar pak kohë përpara ekzekutimit.Tashmë hetuesit po verifikojnë nëse përfshirja e 44-vjeçarit në këtë dosje mund të ketë lidhje me atentatin e së dielës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033