Aksident me vdekje ne Elbasan-Peqin

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Vidhas. Një automjet i cili drejtohej nga një 47 vjecar ka përplasur 65 vjeçaren Bajame Çekrezi e cila lëvizte si këmbësore.

65 vjecarja gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje nga përplasja e fortë, pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave me të cilën lëvizte mjeti. Policia dhe ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033