Armando Dobra, ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha në Angli, ndërsa aktualisht luan për Çestërfilld në kategorinë e katërt.
Pas një sezoni të shkëlqyer, ku ka luajtur një rol kyç në ngjitjen e skuadrës në këtë kategori, Dobra ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të kategorive më të larta.
Ai ka treguar formë të shkëlqyer gjatë periudhës së fundit dhe është një nga lojtarët më të spikatur të Çestërfilld, duke bërë që shumë ekspertë të mendojnë se ai meriton një mundësi më të madhe sesa të luajë në kategorinë e katërt. Interesi i klubeve të kategorisë së tretë ka qenë i madh, por një prej skuadrave më të spikatura është Stokport Kaunti.
Stokport Kaunti, aktualisht skuadra e katërt në kategorinë e tretë angleze dhe një ekip me synime të qarta për ngjitje në Championship, ka shfaqur interes të qartë për shërbimet e Dobrës. Ky klub është duke e konsideruar transferimin e tij për të përforcuar ofensivën dhe për të ndihmuar në synimet e tyre për t’u ngjitur në kategorinë e dytë, më të lartë të futbollit anglez.
Dobra ka një kontratë me Çestërfilld deri në verën e vitit 2026, por një lëvizje e mundshme këtë merkato mund të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën e tij. Me merkatos që mbyllet në mesnatën e të hënës, dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Kjo mund të jetë mundësia për Dobrën për të hedhur hapin e madh drejt një kategorie më të lartë dhe për të treguar vlerat e tij në një nivel më të lartë të futbollit anglez.
Kjo periudhë është kritike për Dobrën, pasi mund të ndikojë në zhvillimin e tij të mëtejshëm si futbollist dhe për të vendosur se si do të ndodhë e ardhmja e tij në futbollin profesionist.